Shqipëria Postuar më 11 Janar 2023, 13:51

“Koordinim mes politikave monetare dhe fiskale” - Sejko në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga ”Euromoney”

Nga SCAN TV
“Koordinim mes politikave monetare dhe fiskale” - Sejko në

Gjatë fjalës së tij në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, një aktivitet i përvitshëm i "Euromoney", Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se ruajtja e stabilitetit financiar kërkon përfshirjen e vazhdueshme dhe aktive të aktorëve të tjerë institucionalë. Ai theksoi nevojën e koordinimit ndërmjet politikave monetare dhe fiskale.

Në tërësi, këto politika duhet të jenë në koordinim me njëra–tjetrën, duke synuar kontrollin dhe kthimin në objektiv të inflacionit, me një kosto sa më të ulët mbi aktivitetin ekonomik.

Në këtë kontekst, Sipas Guvernatorit, konsolidimi fiskal në Shqipëri ka shkuar në linjë me normalizimin e politikës monetare. Megjithatë, brenda hapësirave të saj, politika fiskale ka pasur një rol parësor për zbutjen e ndikimit të goditjes në ekonominë shqiptare.

Më tej, Guvernatori theksoi se regjimi i politikës monetare të aplikuar nga Banka e Shqipërisë - ai i shënjestrimit fleksibël të inflacionit - ofron diskrecionin e duhur në vendimmarrje, për sa kohë ai mban parasysh si objektivin final të stabilitetit të çmimeve, ashtu dhe nevojën për zbutjen e pasojave të goditjes në ekonomi.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat