Shqipëria Postuar më 11 Janar 2023, 13:48

Skema e re për “kapjen” e korrupsionit në shtet - Pr.ligji/ Audituesit e brendshëm më shumë fuqi. Institucioneve u bllokohen fondet

Nga SCAN TV
Skema e re për “kapjen” e korrupsionit në shtet -

Auditi i brendshëm i financave publike është shumë larg standardeve që duhet të jetë duke krijuar hapsira për abuzime me paratë e taksapaguesve në çdo insitiucion. Për këtë arsye qeveria synon të vendosë më shumë kontroll ndaj mënyrës se si institucionet qendrore apo vendore shpenzojnë buxhetet e tyre për të shmangur korrupsionin.

Ndryshimet ligjore në ligjin “për auditimin e brendshëm në sektorin publik, draft i cili është hedhur për konsultim në muajin Maj dhe tashmë është depozituar për diskutim në komisione parlamentare, synojnë të minimizojnë  problematikat e shumta në zbatimin e legjislacionit të vjetër si dhe të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për ta fokusuar punën e auditëve në sisteme dhe fusha që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Kështu, sipas relacionit, propozimet në ligj parashikojnë theksimin e rolit të Ministrit të Financave, në mënyrë të dyanshme, dhënien e përgjegjësive po ashtu dhe krijimin e mekanizmave të nevojshme për realizimin e këtyre përgjegjësive.

Gjithashtu projekt akti parashikon se në rast mosrespektimi nga titullari i njësisë publike të kërkesave të ligjit, ministri i Financave rezervon të drejtën e bllokimit të përkohshëm të përdorimit të fondeve buxhetore, të përcaktuara në aktin vjetor të Buxhetit të Shtetit, për vitin përkatës, në nivel programi, zëri apo projekti, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Po ashtu, qëllimi i ndryshimeve të propozuara është zhvendosja e fokusit në forcimin e aftësive dhe kompetencave profesionale të auditueseve, çka do të realizohet duke vendosur kritere që nxisin motivimin, promovimin ne karriere dhe edukimin gjatë gjithë jetës profesionale të audituesve të brendshëm.

Në optikën e draftit, auditimi i brendshëm është një hallkë e rëndësishme në “ zinxhirin” e palëve të përfshira në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat