Shqipëria, skemë sigurimi edhe për bletët! - Regjistrohen parqet e bletarëve, krijohet “Regjistri i Mbretëreshave”

Sektori i bletarisë i cili deri më tani ka qenë jashtë optikës së Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë do të jetë i kontrolluar tërësisht nga institucionet shtetërore përmes përcaktimit të rregullave për prodhimin, regjistrimin, transportin, riprodhimin, mbrojtjen, etiketimin, përpunimin dhe ruajtjen e produkteve të bletarisë, si dhe për kontrollin e cilësisë dhe gjurmueshmërinë e këtyre produkteve.
Projektligjin për “Bletarinë” është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare dhe synon rregullimin tërësor të sektorit. Konkretisht, drafti përcakton detyrimin e regjistrimit të bletarëve në regjistrat publikë që janë regjistri i fermës dhe regjistri i blegtorisë. Me hyrjen në fuqi të ligjit bletarët kanë detyrimin të regjistrohen dhe të përditësojnë të dhënat mbi numrin e zgjojeve, vendqëndrimet e parqeve dhe lëvizjen e tyre. Vëmendje e veçantë i kushtohet regjistrit të mbretëreshave.
Njoftimi është i rëndësishëm për disa arsye, fillimisht për shfrytëzimin e kullotave, informimin e veterinerit zyrtar të vendit ku ndodhen parqet me qëllim kontrollin dhe monitorimin, marrjen e masave të menjëhershme në rast konstatimi të sëmundjeve apo njoftimin e bletarëve të tjerë kur janë konstatuar sëmundje të cilat përhapen.
Brenda datës 30 prill të çdo viti do të njoftohet vendndodhja dhe në rast lëvizjeje gjatë vitit, bletarët janë të detyruar të përditësojnë informacionin për vendin ku gjendet parku i bletëve Sipas draftit, prodhuesit janë të detyruar që në produktin final, në etiketë të kenë të shënuar çdo detaj, që nga firma që prodhon, substancat që përmban produkti si dhe kohën e përodorimit.
Ndërsa, parku i bletëve duhet të vendoset jo më pak se 10 metra nga rrugët e tranzitit publik dhe jo më pak se 5 metra nga kufinjtë e pronës publike ose private.
Po ashtu, projektligji, edhe pse jo në mënyrë detyruese, parashikon që bletarët të bëjnë sigurime vullnetare me qëllim dëmshpërblimin në raste të humbjes së popullatës nga fatkeqësitë natyre ose dëmtimeve për arsye të tjera.
Ndërkohë përcaktohen edhe masa administrative, ku shkeljet si ushtrimi i aktivitetit nga bletarët pa qenë të regjistruar në regjistrat publikë; Vendosja e parkut pa ruajtur distancat; Lëvizja e parkut pa miratimin e institucionit përgjegjës dhe pa certifikatë veterinare dhe Mosnjoftimi i institucionit përgjegjës në rast dyshimi të sëmundjeve dënohen me 5 mijë deri në 40 mijë lekë gjobë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Vetëprodhuesit e energjisë, matje vjetore - Pas zvarritjeve, pr.ligji mbërrin në Kuvend: Si do aplikohet skema e re!
Pas shumë zvarritjesh, projektiligji “Për nxitjen e përodrimit nga burimet e rinovueshme të energjisë” ka mbërritur në Kuvend, ndërsa përcakton se klientët që......

Qeveria s’ka fonde për panelet e ngrohjes së ujit! - Balluku: 8 mln euro për 22 mijë familje. Buxheti në dispozicion mjafton për vetëm 10 mijë
Qeveria nuk e ka fondin e nevojshëm për financimin e 22 mijë familjeve për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Teksa bëri prezantimet e......

Autoriteti i Aviacionit Civil publikon shifrën – Ja sa pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se 5.2 milion pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022, +56%......

Putin po ‘ndjen’ sanksionet: Rusia merr hua rekord prej 56 miliardë dollarësh!
Deficiti buxhetor i Rusisë u zgjerua për të arritur nivele rekord në dhjetor pasi sanksionet goditën të ardhurat nga eksporti i naftës dhe Vladimir Putin u......

BQE, pranë fundit të rritjeve të normave të interesit - Inflacioni në eurozonë do fillojë të ulet në muajin mars
Anëtari i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Europiane, Mario Centeno, u shpreh se procesi aktual i rritjes së normave të interesit po i afrohet fundit.......

Lufta kundër inflacionit në SHBA - FED ka nevojë për pavarësi dhe shmangie të politikave sociale
Pavarësia e Rezervës Federale nga ndikimi politik është thelbësore për aftësinë e saj në luftën kundër inflacionit, deklaroi kreu i institucionit, Jerome......

“Errësohet” ekonomia gjermane - 40% e sipërmarrjeve paralajmërojnë rënie të prodhimit
Katër sipërmarrje gjermane në dhjetë parashikojnë një kontraktim të aktivitetit të tyre gjatë vitit 2023, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman......

Eksportet greke, nivele rekord - Rritja e çmimeve globale, një nga arsyet kryesore
Eksportet greke arritën një nivel historik në periudhën janar-nëntor 2022, që do të thotë se viti i kaluar ka vendosur një rekord të ri. Në një farë mase,......