Si Kazakistani mund të furnizojë me naftë Gjermaninë?!

Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përdorë infrastrukturën e tubacioneve ruse për transportin e naftës në Europë. "Ne kemi konfirmim gojor," tha ministri i Energjisë Kazake Bolat Akchulatov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Nga janari, deri në 20.000 ton naftë kazake mund të pompohen në Gjermani. Por sipas Aktchoulatov-it, ende i nevojshëm është një autorizim zyrtar rus për të caktuar datën e saktë për fillimin e dërgesave.
Sipas Akchulatov-it, Kazakistani mund të dërgojë 1.5 milion ton naftë bruto në Gjermani gjatë vitit. Për më tepër, ky vend mund të rrisë eksportet e tij me 6 deri në 7 milionë tonë në vit.
Nafta kazake është e rëndësishme për rafinerinë e Brandenburgut në Schwedt, pasi aktualisht ajo punon me vetëm rreth 50 % të kapacitetit. Në rast të shkurtimeve të mëtejshme të dërgesave, i gjithë operacioni mund të mbyllet, u mësua së fundi në qarqet e biznesit.
Deri tani, rafineria furnizohej me naftë nga Rusia përmes tubacioneve. Por Gjermania nuk ka importuar naftë ruse që nga fillimi i vitit. Pas importeve të naftës ruse me cisterna, blerja e dërgesave nga gazsjellësi i Druzhbës u ndal më 1 janar, si sanksion për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Prandaj, rafineria PCK në Schwedt (Uckermark), në veçanti, po kërkon alternativa ndaj naftës ruse. Rafineria është e rëndësishme për furnizimin e Gjermanisë Lindore. Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi kohët e fundit se furnizimi me naftë kazake për rafinerinë PCK ishte planifikuar për në janar.
Që në fund të dhjetorit, ministri rus i Energjisë Aleksandër Novak kishte bërë të ditur se liderët rusë ishin në parim të gatshëm për të vënë në dispozicion tubacionin për eksportin e naftës kazake.
Gazsjellësi "Druzhba" është ndërtuar nga viti 1959 deri në vitin 1964 dhe fillon nga territori rus për të arritur në Europën Perëndimore në tre seksione. Seksioni verior kalon nga Polonia në rafinerinë Schwedt në Gjermani. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari drejt rikuperimit ndërsa monedha europiane humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes edhe pse jo të konsiderueshme në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 107.8 lekë dhe shitet me......

The Central Election Commission website costs $9.5 million! Actions are taken to ensure security before local elections
Five months before the local elections, the Central Election Commission has decided to invest on their official website by adding security measures through......

Administrata tatimore kërkesë për Tatimpaguesit e Mëdhenj – Bën thirrje për përgatitjen dhe dorëzimin e inventarëve
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju ka bërë kërkesë tatimpaguesve të mëdhenj për dorëzimin e......

Kërcënimet moderne, Shqipëria ‘celula inteligjence’ në shtetet e tjera - Ndryshon ligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Realiteti i ri global i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ndryshimet e brendshme në legjislacionin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por......

Borxhi i brendshëm, më i lirë për qeverinë - Interesat e instrumenteve me afat maturimi 6-mujor 4.57%, nga 4.64% në ankandin e fundit
Tendenca rënëse e normave të interesit të bonove të thesarit është konfirmuar edhe më tej gjatë ankandeve të së martës, kësaj here te instrumentet me afat......

“Koordinim mes politikave monetare dhe fiskale” - Sejko në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga ”Euromoney”
Gjatë fjalës së tij në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, një aktivitet i përvitshëm i "Euromoney", Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent......

KQZ i kushton 9 milionë lekë faqja e internetit - Merren masat para zgjedhjeve vendore, sigurie edhe ndaj sulmeve
Pesë muaj para zgjedhjeve vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mirëmbajë faqen e internetit duke shtuar masat e sigurisë nëpërmjet shërbimeve......

Skema e re për “kapjen” e korrupsionit në shtet - Pr.ligji/ Audituesit e brendshëm më shumë fuqi. Institucioneve u bllokohen fondet
Auditi i brendshëm i financave publike është shumë larg standardeve që duhet të jetë duke krijuar hapsira për abuzime me paratë e taksapaguesve në çdo......