Shqipëria Postuar më 12 Janar 2023, 09:59

Dollari drejt rikuperimit ndërsa monedha europiane humbet pikë!

Nga SCAN TV
Dollari drejt rikuperimit ndërsa monedha europiane humbet pikë!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes edhe pse jo të konsiderueshme në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 107.8 lekë dhe shitet me 109 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq shfaqet konstante edhe pse me një rënie të lehtë nga dje duke u blerë këtë mëngjes me 116 lekë dhe duke u shitur me 116.8 lekë.

Paundi britanik blihet sot me 130 lekë dhe shitet me 132 lekë duke mos shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e mërkurë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie të fortë të kuotës këtë të enjte pasi është blerë sot me 115 lekë dhe është shitur me 116 lekë nga një ditë më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat