Gjermania ankohet për mungesë të fuqisë punëtore - Më shumë se gjysma e kompanive, në kërkim

Më shumë se gjysma e kompanive gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, sipas deklaratës së Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë.
Përqindja e kompanive që përballen me vështirësi në punësim është në nivelin më të lartë ndonjëherë, sipas sondazhit me 22 mijë kompani, me 53% prej tyre që raportojnë mungesa.
Aktualisht janë rreth 2 milionë vende të lira pune të paplotësuara. Elasticiteti i tregut të punës nuk do të thotë se kompanitë po ecin mirë, sipas analistëve. Mungesa e stafit, çmimet e larta të energjisë dhe zhvendosja drejt neutralitetit të klimës janë një "përzierje e rrezikshme" që mund t'i shtyjë firmat të zhvendosnin prodhimin jashtë vendit. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk është vetëm një barrë për bizneset, por gjithashtu rrezikon suksesin në detyra të rëndësishme për të ardhmen si tranzicioni i energjisë, dixhitalizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës.
Punëtorët e kualifikuar po rrallohen gjithnjë e më shumë, duke përfshirë sektorët e prodhimit që janë motori i centralit gjerman eksportues.
Sondazhi zbuloi se 67% e prodhuesve të pajisjeve elektrike nuk ishin në gjendje të plotësonin vendet vakante si dhe 67% e kompanive të inxhinierisë mekanike. Në prodhimin e automjeteve, 65% e kompanive raportuan mungesë të fuqisë punëtore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pietro Beccari, në krye të Louis Vuitton - Ish-CEO i Cristian Dior, italiani i parë në këtë post
Pietro Beccari, pas suksesit të arritur si Administrator i Përgjithshëm i Christian Dior Couture, është menaxheri i parë italian që merr drejtimin e Louis......

Vera si cigarja, dëmton rëndë shëndetin! - BE kërkon etiketa paralajmëruese tek çdo shishe
Vera si cigaret, në etiketat e shisheve të verës, birrës dhe pijeve alkoolike do të mund të vendosen paralajmërime të tipit: konsumi i alkolit shkakton......

“Ndëshkohet” ministri i financave në Kosovë - Tejkalim kompetencash, Hekuran Murati merr vetëm gjysmën e pagës prej 3 muajsh
Është përgjegjësi i Kuletës Shtetërore. Por ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, prej disa muajsh merr gjysmën e pagës që i takon nga vetë......

Bitcoin ‘kërcen’ në nivelin më të lartë në një muaj ndërsa avokatët e FTX rikuperojnë 5 miliardë dollarë!
Bitcoin të enjten u rrit në çmimin e tij më të lartë në gati një muaj, ndërsa tregtarët vunë bast për një ulje të inflacionit në SHBA dhe përpunuan lajmet se......

Rusia po humbet 160 milionë euro në ditë si pasojë e sanksioneve – Pse mund të arrijë deri në 280 milionë pas 5 shkurtit?!
Rusia, eksportuesi më i madh në botë i naftës, po humbet rreth 160 milionë euro në ditë për shkak të ndikimit të kombinuar të embargos së gjerë të naftës të......

Sondazhi: Gati gjysma e europianëve thonë se standardet e tyre të jetesës ‘tashmë’ janë ulur!
Kriza e kostos së jetesës e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, rritja e inflacionit dhe pandemia e koronavirusit është bërë shqetësimi më i......

Rritje masive e emigrantëve në Itali, pavarësisht 'bllokadës detare' të kryeministres Meloni!
Ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50% që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në fund të tetorit të......

Dollari vijon qëndrueshmërinë - Tregjet presin inflacionin në SHBA që publikohet ditën e sotme
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme......