Shqipëria Postuar më 12 Janar 2023, 12:09

Parku diellor privat, “ok” nga qeveria - Fuqia e instaluar do jetë 100 MW, 2% e energjisë së prodhuar do i dhurohet shtetit

Nga SCAN TV
Parku diellor privat, “ok” nga qeveria -  Fuqia e instaluar do

Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë ndërtimit të një centrali të madh diellor në zonën e Ballshit. Impianti do të jetë investim tërësisht privat e nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse, që parashikon legjislacioni në fuqi. Fuqia e instaluar do të jetë 100 MW, teksa koha për ndërtimin e vënien në operim do të jetë brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë.

Parku fotovoltaik do të ndërtohet nga shoqëria “Greennat solar park Ballsh, ndërkohë që sipas vendimit të qeverisë, konsorciumi do të duhet t’i japë falas, në formën e një rente “minerare”, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma do të duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, investitori do të duhet të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi. Një skemë e ngjashme u ndoq edhe në vitin 2021, me 2 centralet diellore “Blue 1” dhe “ Blue 2”, duke zgjeruar numrin e paqeve të mëdhenj diellorë, në pronësi të kompanive private.

Paralelisht janë shpallur edhe fituesit në ankandin për ndërtimin e parkut fotovolaik në Karavasta dhe Spitallë me një fuqi të instaluar prej 140 dhe 100 MW. Aktualisht, energjia diellore mbetet pak e shfrytëzuar në vendin tonë, teksa në prodhim janë 11 impiante të vegjël, me fuqi të instaluar 21 MW.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat