Shqipëria Postuar më 12 Janar 2023, 12:08

Paradoksi/ Të jesh pensionist e të vazhdosh të paguash sigurime - Ligji mban “peng” pensionistët e vetëpunësuar, u merr mbi 9500 lekë/muaj

Nga SCAN TV
Paradoksi/ Të jesh pensionist e të vazhdosh të paguash sigurime -

Individët që aktualisht tërheqin pension pleqërie por vazhdojnë të jenë të vetëpunësuar në sektorin privat vazhdojnë ende të jenë të detyruar të derdhin kontribute për llogari të sigurimeve shoqërore mbi bazë e pagës minimale në shkallë vendi.

Kjo ndodh edhe pse në muajin Qershor, Ministria e Financave propozoi një ndryshim në ligjin për sigurimet shoqërore, sipas të cilit “Këshilli i Ministrave mund të vendosë që përfituesit e pensionit të pleqërisë, të vetëpunësuar në sektorin privat, të tërheqin këstet mujore të pensionit dhe të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjatë kohës së vetëpunësimit”.

Iniciativa e Financave u shoqërua me argumentin se të pyetur përmes nismës së Këshillimit Kombëtar, 66% e qytetarëve kërkonin që pensionistët aktivë në tregun e punës të përjashtoheshin nga ky detyrim,  duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësimit si periudhë sigurimi.

Kështu, më këtë nismë ligjore synohej lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi. Por edhe pse kanë kaluar 6 muaj që kur ndryshimet ligjore janë hedhur për konsultim, ende miratimi i këtij drafti është pezull.

Kjo bën që afro 1484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat, të mbeten peng e kësaj zvarritjeje dhe të vijojnë të derdhin çdo muaj rreth 9500 lekë për efekt të sigurimeve shoqërore. Në total kjo kategori paguan 14,1 milionë lekë çdo muaj apo 169 milionë lekë në vit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat