Europa Postuar më 12 Janar 2023, 12:02

“Rolls Royce”, luksi nuk njeh krizë - Rekord të ardhurash për prodhuesin britanik të makinave

Nga SCAN TV
“Rolls Royce”, luksi nuk njeh krizë - Rekord të ardhurash

Kriza nuk ka mundur të prekë automjetet luksoze. Prodhuesi britanik Rolls-Royce në vitin 2022 regjistroi fitime në nivelin më të lartë në 118 vjet ekzistencë me një total orej 6.021 modelesh të shitura. Të dhënat konfurmojnë një rritje prej 8% më shumë të fitimeve në krahasim me vitin 2021, me porosi që janë në pritje deri në fund të 2023-shit dhe dorëzime për klientë në 50 vende të ndryshme.

Gjithashtu është konfirmuar se klientët janë të gatëshëm të paguajnë pothuajse gjysëm milion euro për modelin e tyre unik. Në vitin 2022, Cullinan u konfirmua si modeli më i kërkuar i Rolls-Royce, ndërsa Ghost ishte më e shitura në rajonin Azi – Paqësor. Por nga ana e tij dhe modeli Black Badge ka regjistruar shitje të konsiderueshme.

Marka luksoze britanike, në pronësi të gjermanes BMË që nga viti 1998, ka regjistruar një rritje vecanërisht të fortë në Lindjen e Mesme, Azi – Paqësor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Ndërsa në Kinë, që përfaqëson dhe tregun e dytë më të madh të prodhuesit të automjeteve luksoze, bllokimet si pasojë e Covid 19 kanë shkaktuar një rënie të shitjeve.

Të dhënat e publikuara nga Rolls-Royce janë në kontrast me pjesën tjetër të tregut të automjeteve, i cili po përpiqet të rikuperohet nga pandemia dhe po vuan nga kriza globale e mikroçipëve, për shkak të mungesës së materialeve gjysmëpërçuese  të nevojshëm për ndërtimin e qarqeve të pajisjeve elektronike. Në Britani, shitjet e makinave të reja në vitin 2022 ranë në nivelin më të ulët në 30 vjet, pavarësisht një rikthimi që filloi në fund të vitit.

Nga ana tjetër, luksi është në gjendje të shkëlqyer dhe injoron tepricat e situatës ekonomike dhe inflacionit. Bugatti francez gjithashtu regjistroi një vit rekord në 2022-shin, me 80 makina të dorëzuara, numri më i lartë në historinë e tij. Ashtu si Rolls, Bentley anglez regjistroi një vit rekord në 2021, me +31% shitje për një total prej 14,659 makinash.

Lamborghini gjerman njoftoi gjithashtu në gusht se tashmë kishte para-shitur të gjithë prodhimin e tij deri në fillim të vitit 2024.

Rolls-Royce, që punëson 2.500 njerëz, po përgatit prezantimin në treg të Spectre, automjeti i saj i parë tërësisht ‘elektrik coupe’, porositë paraprake të të cilit kanë "tejkaluar pritshmëritë". Dërgesat e para priten në tremujorin e katërt të 2023-shit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat