Kompensim për transportin rrugor - Kostot e personelit, energjisë, riparimit mund të ndahen mes bashkive dhe operatorëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përcaktuar kushtet e kompensimit për kompanitë e shërbimit publik të transportit rrugor, duke përfshirë transportin qytetëts, rrethqytetetës, ndërqytetës dhe atë ndërkombëtar.
Udhëzimi përcakton kushtet sipas të cilave autoritetet përgjegjëse, kur vendosin ose kontraktojnë detyrimet e shërbimit publik, kompensojnë operatorët e shërbimit publik për kostot e pësuara/shpenzimet e kryera apo japin të drejta ekskluzive në këmbim të kryerjes së detyrimeve të shërbimit publik.
Modalitete e kompensimit do të përcaktohen në kontratat që do të lidhen midis bashkive dhe operatorëve të transportit. Në kontratë, do të duhet të vendoset paraprakisht, në mënyrë objektive dhe transparente parametrat mbi bazën e të cilëve do të llogaritet pagesa e kompensimit, nëse ka; dhe shtrirja e çdo të drejte ekskluzive të dhënë, në një mënyrë që parandalon mbikompensimin.
Po ashtu, në kontratë do përcaktohen modalitetet e ndarjes së kostove që lidhen me ofrimin e shërbimeve. Këto kosto mund të përfshijnë, veçanërisht, kostot e personelit, të energjisë, të infrastrukturës, të mirëmbajtjes dhe të riparimit të mjeteve të transportit publik, të mjeteve lëvizëse dhe të instalimeve të nevojshme për funksionimin e shërbimeve të transportit të udhëtarëve, kostot fikse dhe një kthim të përshtatshëm të kapitalit.
Sipas udhëzimit, kohëzgjatja e kontratave të shërbimeve publike nuk i kalon dhjetë vjet për shërbimet e transportit rrugor me autobus, ndërkohë që duke marrë në konsideratë amortizimin e aseteve, kohëzgjatja e kontratës të shërbimit publik mund të zgjatet maksimumi me 50%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë
Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat, për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i......

Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26 furnizues: Duhet të zgjidhni midis tyre
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me 26 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e......

Çmimet në Shqipëri nuk kanë të ndalur - Sipas vrojtimit të BSH, bizneset në të gjithë sektorët parashikojnë rritje
Duket se çmimet në vendin tonë do të vijojnë trajektoren rritëse, të paktën sa I përket parashikimeve të sipërmarrjes. Sektorët kyç të ekonomisë si ndërtimi,......

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8% - Kombet e Bashkuara: Flukset e forta turistike mbështetën kërkesën e brendshme
Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2024, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të......

Ndryshon rregullorja për Parqet Teknologjike - Aplikim me procedurë jokonkurruese nga Bashkitë dhe Institucionet publike
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren që përcakton mënyrën si përzgjidhen zhvilluesit e Parqeve Teknologjike.......

Arritjet ekonomike dhe prioritetet për vitin 2024 - Mete: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp për vitin 2024, ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet......

Kosova heq regjimin e letër-ngjitësve në targa – Vendimi vjen pas nismës të nisur nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë që do të hyjnë në territorin e......

Rikuperon inflacioni në eurozonë - Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej. Presioni vjetor......