Kërkesat për kursim energjie në ndërtesa - Qeveria përjashton disa kategori objektesh. Nga njësitë nëntokësore, te magazinat

Qeveria shqiptare ka vendosur të përjashtojë një sërë tipologjish ndërtimesh nga detyrimet që i ngarkon legjislacioni për garantimin e performancës së energjisë në ndërtesa. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit, përveç godinave që po ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit, detyrimet për të garantuar kursimin e energjisë nuk do t’i kenë më as ndërtesat apo njësitë nëntokësore.
Po ashtu, përjashtohen ato ndërtesa apo njësi nëntokësore me status ushtarak dhe civil të mbrojtjes apo të institucioneve të tjera qendrore për rritjen e sigurisë publike, duke përfshirë ndërtesat që shërbejnë për qëllime stërvitjeje, poligone, tunele, bunkerë strehimi apo magazina ushtarake.
Një tjetër kategori janë edhe magazinat ku mbahen mallra të ndryshme, të cilat nuk kanë datë skadence, përveç atyre që kanë vendosur impiant teknik për kondicionimin e ajrit, si dhe ndërtesat në formën e sallave të hapura.
Të gjitha këto kategori ndërtimesh nuk do të duhet të përmbushin detyrimet e eficiencës së energjisë, për aq kohë sa nuk përdoren si zona që duhet të plotësojnë kërkesat minimale të komfortit, sipas një liste të përcaktuar në vendimin e qeverisë e ku bëjnë pjesë, godina banimi, hotele, restorante, godina industriale, salla koncertesh, etj.
Ky vendim i qeverisë është ndërmarrë, pavarësisht faktit se kursimi i energjisë përmes aplikimit të masave të eficiencës së energjisë ne ndërtesa është një nga masat kryesore për zbutjen e efekteve të krizës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

21 bashki “ngecin” në mbledhjen e të ardhurave - Si ka qenë ecuria gjatë vitit 2022 për pushtetin vendor?
40 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 21 bashkitë e mbetura kanë pasur një......

Cilat janë problematikat e tregut të punës? - Erion Muça: Në Shqipëri mungojnë sistemet e identifikimit dhe kultivimit të talenteve
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi tregun e punës në shifra dhe specifikisht mbi problemet që hasen në vendin tonë. I ftuar për të......

“Bizneset falimentojnë në pritje të vendimeve gjyqësore” - Avokatja Hysi: Paditë me vlera të larta financiare ndaj shtetit, në sirtarë prej vitesh
Ndërsa reduktimi i gjykatave të shkallës së parë ka nisur tashmë mes shumë polemikash, Avokatja e njohur Vasilika Hysi thotë se është biznesi ai që tashmë ka......

Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të punësuar? - Përfitimet nga 1 Qershori, si ndryshon taksimi sipas fashave
Më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të tatimit mbi pagat. Kështu, për pagat nga 0-50 mijë......

“Institucionet s’paguajnë vendimet gjyqësore për bizneset” - Avokati i Popullit: Justifikimi kryesor, mungesa e fondeve në buxhet për shlyerjen e faturave
Institucionet publike nuk shlyejnë detyrimet financiare ndaj bizneseve edhe nëse këta të fundit e kanë përfituar këtë të drejtë përmes një vendimi gjykate të......

Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria
Fermerët në zyrat rajonale të bujqësisë kanë nisur sot procesin e marrjes se kartave për naftën falas për punimet e mekanizuara në bujqësi. Skema e......

Pse çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord dhe pritet të qëndrojnë kështu për një kohë të gjatë?!
Çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord, falë një thatësire të zgjatur në prodhuesin kryesor Spanjën dhe çmimet e ngritura pritet të qëndrojnë për......

Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!
Charles III, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës, ka zgjedhur një kurorëzim më të thjeshtë, shumë më ndryshe se ai i uljes në fron të nënës së tij......