Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!

Charles III, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës, ka zgjedhur një kurorëzim më të thjeshtë, shumë më ndryshe se ai i uljes në fron të nënës së tij Elizabeta II, por dhe të shumë paraardhësve të tjerë. Reduktimet e para në shpenzime ishin të ftuarit, numri të cilëve u ul deri në 2 mijë, nga 8 mijë që ishin në qershor të 1953- shit. Në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë tri ditë feste, që nga mesdita e 6 majit kur dyert e Abacisë së Westminster do të hapen për të festuar Mbretin e ri.
Shifra e saktë e shpenzimeve do të mësohet vetëm pas përfundimit të ceremonisë. Por nga do të merren këto para? Një pjesë do të merret nga Kuleta private, të ardhurat personale të familjes mbretërore, që kryesisht vijnë nga prona e Dukatit të Lancaster që prodhon 16 milionë paund në vit. Por një pjesë e mirë do të merret nga qytetarët nëpërmjet “Sovereign Grant”, një taksë që i paguhet cdo vit Kurorës. Në vitin 2022, kjo taksë solli në kasat britanike rreth 86 milionë paund, që u përdorën kryesisht për shpenzimet e personelit dhe mirëmbajtjen e pronës.
Këtyre shumave duhet t'i shtohen edhe rreth 850 milionë të ardhurat e humbura ndaj PBB-së kombëtare për shkak të ditës së festës të vendosur të hënën 8 maj, në të cilën aktivitetet prodhuese do të qëndrojnë të mbyllura. Megjithatë, këto humbje do të kompensohen nga fitimet për shkak të turizmit të nxitur nga ngjarja dhe ato të të drejtave televizive. Sipas Sunday Mirror, operacioni i policisë për të garantuar sigurinë mund të rritet në 150 milionë paund.
Nga ana tjetër, me një event të tillë mediatik, “tre ditët” e festimeve, me turistë të ardhur nga e gjithë bota, sigurisht që do të sjellin lumenj parash në arkën e shtetit. Pavarësisht kësaj, shumica e britanikëve do të dëshironin që Charles - i cili ka një pasuri personale prej 600 milionë paund - të paguante shpenzimet e 'ditës së tij të madhe': vetëm 32% e të intervistuarve besojnë se kurorëzimi duhet të paguhet nga paratë publike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qytetet mund t'i nënshtrohen rritjes së temperaturës dy herë më shumë - Çfarë mund të bëhet?
Ndërsa kriza klimatike po shkakton ndryshime të rëndësishme të temperaturës në mbarë botën, qytetet e mëdha janë shndërruar në kuti masive të nxehta. Akumulimi......

AI, një kërcënim 'bërthamor' për sigurinë kibernetike - Por a mund të përdoret gjithashtu për mbrojtje?
Meqenëse shumë biznese hezitojnë të lejojnë punonjësit e sigurisë kibernetike të përdorin mjetet e AI në punën e tyre, nga frika se fusha është e parregulluar......

‘Zhdukja’ e dyqaneve të vogla gjermane - Pse dhe cilat janë pasojat?!
Gjithnjë e më shumë dyqane në Gjermani po vendosin kyçin, shkatërrimi i dyqaneve të vogla po vazhdon dhe numri i tyre po zvogëlohet. Sipas parashikimit të......

Dëmet në Amazonë i kushtojnë Brazilit 184 miliard USD - BB: 10% e PBB së vendit në rrezik, 3 milionë brazilianë në varfëri ekstreme
Pylli tropikal i Amazonës po i afrohet një pike kritike, në të cilën pjesë të ekosistemit të tij nuk do të marrin shi të mjaftueshëm për të mbështetur veten,......

Pasojat e inflacionit në Britani - Kastraveci dhe djathi, artikujt kryesorë që shënuan rritje çmimesh
Kastravecat, vaji i ullirit dhe djathi kryesuan grafikun e inflacionit të Britanisë në mars, ndërsa peshku dhe patatinat tradicionale panë rritjen më të madhe......

Kërcënimi i krizës së strehimit në Europë - Rritja e kostos së jetesës, presion të vazhdueshëm
Kriza e kostos së jetesës kërcënon të kthehet në krizë strehimi në Europë. Rritja e kostove të strehimit po shkakton dëshpërim në të gjithë Bashkimin Europian.......

New York ndalon gazin natyror - Nuk do të përdoret më për ngrohje e as për gatim
New York është bërë shteti i parë amerikan që ka nxjerrë jashtë ligjit përdorimin e gazit natyror për ngrohje dhe gatim në disa ndërtesa të reja për të ulur......

Shtëpia e Bardhë publikon “skenarin e fatkeqësive” Pezullimi i zgjatur i pagesave dhe katastrofa ekonomike
Presidenca amerikane, aktualisht në mes të një përballjeje me opozitën republikane për borxhin publik, parashikon një katastrofë ekonomike nëse vendi detyrohet......