Bota Postuar më 5 Maj 2023, 10:13

New York ndalon gazin natyror - Nuk do të përdoret më për ngrohje e as për gatim

Nga SCAN TV
New York ndalon gazin natyror - Nuk do të përdoret më për

New York është bërë shteti i parë amerikan që ka nxjerrë jashtë ligjit përdorimin e gazit natyror për ngrohje dhe gatim në disa ndërtesa të reja për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, megjithë reagimin e republikanëve dhe lobit të karburanteve fosile, të cilët thonë se ky ndryshim është abuziv dhe i kushtueshëm.

Dhoma dhe Senati i shtetit miratuan propozimin, i cili përfshihet në buxhetin prej 229 miliardë dollarësh të New York. Guvernatorja Keti Hokul dhe ligjvënësit kishin rënë dakord mbi skicat e përgjithshme të buxhetit javën e kaluar. Sipas saj ndryshimi i mënyrës se si prodhohet dhe përdoret energjia për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile do të ndihmojë në sigurimin e një mjedisi më të shëndetshëm për ne dhe fëmijët tanë.

Dhjetëra qytete në të gjithë SHBA-në kanë miratuar ose po shqyrtojnë masa për të ndaluar madje plotësisht gazin natyror në ndërtimet e reja, duke iu përgjigjur shqetësimeve të shëndetit publik dhe klimës. Por ata po përballen me rezistencë të ashpër nga restorantet, kompanitë e pajisjeve shtëpiake dhe lobi i industrisë së gazit. Sipas tyre ndalimi i parë antikushtetues i vendit për instalimet e gazit natyror do të rrisë faturat e shërbimeve dhe kostot e strehimit.

Nëse ligji i ri ratifikohet dhe nuk rrëzohet në gjykatë, nga viti 2026 e në vazhdim në pallatet e reja “të vogla” - pallate zyre dhe apartamentesh deri në shtatë kate - do të ketë vetëm instalime elektrike. Tre vjet më vonë, masa do të shtrihet për të përfshirë ndërtesa më të mëdha. Spitalet, infrastruktura dhe objektet hotelierike janë të përjashtuara nga masa. Ndërtesat, pavarësisht nga përdorimi, do të përjashtohen gjithashtu nëse rrjeti lokal i energjisë elektrike nuk mund të plotësojë nevojat e tyre. Ndërtesat dhe pajisjet ekzistuese ende në përdorim sot nuk janë prekur.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka kapur këtë mëngjes kuotën e 111 lekë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat