Europa Postuar më 5 Maj 2023, 09:48

Vendimet e BQE mbështesin euron - Rrit normën e interesit me 25 pikë, në linjë me parashikimet e tregjeve

Nga SCAN TV
Vendimet e BQE mbështesin euron - Rrit normën e interesit me 25

Euro po qëndron në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë në takimin e së enjtes, në linjë edhe me parashikimet e analistëve. Presidentja e BQE, Christine Lagarde, sinjalizoi se politika monetare shtrënguese do të vijojë, sepse inflacioni është ende shumë larg objektivit prej 2%. Monedha europiane po tregtohet në rreth 1.1030 dollarë.

Në anën tjetër, dollari amerikan po gjenden nën presion edhe për shkak të problemeve që po shfaqin herë pas here bankat në Shtetet e Bashkuara, ndërsa po rritet presioni ndaj politikëbërësve për të marrë masa shtesë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.2.

Ndërkohë, paundi britanik është ngjitur pranë 1.26 dollarëve, niveli më i lartë në 12 muajt e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm, pranë 29 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka kapur këtë mëngjes kuotën e 111 lekë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat