Mblidhet Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan – Balluku: Në fokus, zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe industrial mes dy vendeve!

Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan u shpreh se Komiteti i krijuar dy palësh arriti në disa konkluzione që më pas u firmosën në një protokoll midis dy grupeve.
Sipas ministres fusha energjetike është ajo që ka interesin më të madh midis dy palëve, duke patur parasysh projektet e rëndësishme që kemi, si gazifikimi i Korçës apo ekspansioni i konsorciumit TAP, gazi i lëngshëm në portin e Triportit të Vlorës dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme.
“Por, nga ana tjetër edhe në fushën e agrikulturës, por edhe në fushën e edukimit dhe të kulturës u diskutuan gjatë të gjitha mënyrat sesi mund të bashkëpunojmë nga shkëmbimi i eksperiencave dhe deri tek mbështetja e ndërsjellët midis dy vendeve,” u shpreh ministrja.
Sipas Ballukut një tjetër fushë interesi midis dy vendeve tona është ajo e transportit, duke vënë një fokus kryesor në transportin e aviacionit civil i cili ishte një nga çështjet që u diskutuan sot pasi një linjë direkte midis dy kryeqyteteve Baku dhe Tiranës është një kërkesë e të dyja qeverive.
Ky Komitet, sipas njoftimit për media, është ngritur në një moment shumë të rëndësishëm sic wshtw 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Balluku tha gjithashtu se me firmosjen e protokollit sot tashmë nis puna konkrete për realizimin e gjithçkaje që ndërmorëm dhe u angazhuam sot në tryezën e përbashkët.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

TEC-et lundrues, 5 shoqëri të interesuara për karburantin - KESH: Tenderi hapet në muajin maj, fondi limit dhe sasia s’bëhen ende publike
5 shoqëri kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën që do të hapë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e karburantit, që do të përdoret......

Tregu i sigurimeve rritet me 20% në tre muajt e parë - 50 milionë dollarë arkëtime, numri i kontratave rritet 15.2%
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë gjatë vitit 2023 si sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të nënshkruar. Sipas......

Në prag zgjedhjesh hapet “thesi” për investime - Sa u shpenzuan në 3-mujorin e parë? Marsi mban rekord!
Nëse në mbyllje të vitit 2022, afro 40 për qind e fondit total të shpenzimeve publike nuk ishte disbursuar, situata ka ndryshuar në 3 mujorin e parë të këtij......

Biznesi ul varësinë nga jashtë, 80% e lëndëve brenda vendit - Kriza e tregjeve nxit kompanitë të kërkojnë në Shqipëri, kryeson ndërtimi
Kriza e çmimeve të mallrave gjatë vitit 2022, bashkë me kostot e rritura të transportit, i ka nxitur kompanitë shqiptare të hedhin sytë brenda vendit për të......

Bie çmimi, rritet importi i karburantit - 3-mujori/ Si ka ecur kafeja, birra dhe cigarja?
Rënia graduale e çmimit të karburanteve në muajt e fundit, është pasur me rritje të importeve nga kompanitë, por rrjedhimisht edhe të konsumit nga ana e......

Pse fermerët holandezë po paguhen për të mbyllur fermat e tyre?!
BE ka miratuar planet për qeverinë holandeze për të blerë fermerët. Skema është pjesë e planit të Holandës për të ulur në mënyrë drastike emetimet e azotit,......

Risia e energjisë së gjelbër nga Kosova - Delet përdoren si makinë kositëse për të kursyer energji
Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke konsumuar karburantin për të prerë barin rreth paneleve të tyre diellore, ata zgjodhën......

Microsoft zgjeron aksesin e inteligjencës artificiale në publik – Ekspertët ende skeptik për sigurinë
Microsoft zgjeroi aksesin publik në programet e tij gjeneruese të inteligjencës artificiale, pavarësisht frikës se firmat e teknologjisë po nxitojnë përpara......