Bie çmimi, rritet importi i karburantit - 3-mujori/ Si ka ecur kafeja, birra dhe cigarja?

Rënia graduale e çmimit të karburanteve në muajt e fundit, është pasur me rritje të importeve nga kompanitë, por rrjedhimisht edhe të konsumit nga ana e qytetarëve. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, vihet re se nga muaji Janar dhe në vijim, sasia e importi të karburantit ka ardhur në rritje. Konkretisht nga 40.7 mijë ton të importuara në Janar, në muajin mars, shifra arriti në 46 mijë ton.
Sipas vendimi të fundit të Bordit të Transparencës, çmimi i naftës me pakicë tregtohet në nivelin 172 lekë/ litri dhe benzinës jo më shumë se 175 lekë/ litri. Nëse do të krahasojmë si 3-mujor me të njëjtë periudhë të viteve të mëparshme, importi i karburantit regjistron sasinë më të lartë në Janar-Mars 2023, ne afro 128.3 mijë ton të importuar.
Nga ana tjetër, nëse do ti referohemi edhe mallrave të tjerë të akcizës, me rritje të importit është regjistruar edhe birra, në afro 8 mijë ton si tremujor dhe shifra më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.
Ndërsa importi i kafes ka pësuar një rënie të lehtë në 3 muajt e parë të vitit bë raport me vitin e kaluar por edhe me vitin 2021 , ku janë blerë nga jashtë rreth 1835 ton kafe, me një rënie prej 45 ton krahasuar me Janar Mars 2022. Po ashtu krahasimisht me një vit më parë, rënie të lehtë ka shënuar edhe importi i cigareve. Në tre muaj janë blerë nga jashtë kufijve 670 ton cigare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pse fermerët holandezë po paguhen për të mbyllur fermat e tyre?!
BE ka miratuar planet për qeverinë holandeze për të blerë fermerët. Skema është pjesë e planit të Holandës për të ulur në mënyrë drastike emetimet e azotit,......

Risia e energjisë së gjelbër nga Kosova - Delet përdoren si makinë kositëse për të kursyer energji
Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke konsumuar karburantin për të prerë barin rreth paneleve të tyre diellore, ata zgjodhën......

Microsoft zgjeron aksesin e inteligjencës artificiale në publik – Ekspertët ende skeptik për sigurinë
Microsoft zgjeroi aksesin publik në programet e tij gjeneruese të inteligjencës artificiale, pavarësisht frikës se firmat e teknologjisë po nxitojnë përpara......

Cilat vende europiane kanë transportin publik më të lirë dhe më të aksesueshëm?
Një raport i ri i Greenpeace ka zbuluar gjendjen e transportit publik në 30 vende europiane. Grupi renditi vendet bazuar në katër kritere: thjeshtësia e......

FED rrit sërish normat e interesit - Sinjalizohet një ndërprerje e mundshme e rritjeve të mëtejshme
Rezerva Federale e zhvendosi menaxhimin e saj të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë në një fazë të re me atë që mund të jetë e fundit në një seri historike......

Punëtorët e pakualifikuar - Greqia regjistron një mungesë të madhe
Pamundësia për të gjetur staf është aktualisht një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mëdha në Greqi. Sipas një sondazhi......

Austria paguan riparimet e pajisjeve elektronike - Vendimi, për të shmangur mbetjet dhe zëvendësimet e tyre
Një ligj europian për "të drejtën për riparim" së shpejti mund ta bëjë më të lehtë riparimin sesa zëvendësimin e pajisjeve elektronike të konsumit. Austriakët......

Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore - Paraardhësi i tij, Malpass largohet nga posti një vit para kohe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke......