FED rrit sërish normat e interesit - Sinjalizohet një ndërprerje e mundshme e rritjeve të mëtejshme

Rezerva Federale e zhvendosi menaxhimin e saj të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë në një fazë të re me atë që mund të jetë e fundit në një seri historike rritjesh të normave të interesit dhe vëmendje të shtuar ndaj kredisë dhe rreziqeve të tjera ekonomike.
Banka Qendrore e SHBA rriti normën e saj bazë të interesit njëditor me një çerek pikë përqindjeje në intervalin 5-5.25%, siç pritej nga tregjet financiare, por duke e bërë këtë u largua nga gjuha e deklaratës së politikës së saj duke thënë se "parashikon" rritje të mëtejshme.
Ndryshimi nuk e përjashton komitetin e përcaktimit të politikave të bankës qendrore nga rritja e rradhës e normave kur të mblidhet në qershor, por kryetari i Fed, Jerome Powell, tha se tani është në dyshim nëse do të duhej një rritje e mëtejshme në një ekonomi që ende përballet me inflacion të lartë, por duke shfaqur në horizont shenja ngadalësimi dhe me rreziqe të një goditjeje të ashpër kreditore nga bankat.
Në një konferencë për mediat pas publikimit të deklaratës, Powell tha se inflacioni mbetet shqetësimi kryesor dhe se për këtë arsye është shumë herët për të thënë me siguri se cikli i rritjes së normave ka përfunduar.
Një nga prioritetet e Powell mbetet inflacioni dhe ndikimi i një shtrëngimi të kredisë. Zyrtarët e Fed mendojnë se po evoluon ende si në vazhdën e normave më të larta të interesit ashtu edhe të një sektori financiar të tronditur nga dështimi i fundit i tre bankave amerikane. Powell tha se shpresonte se Fed do të ishte në gjendje të vendoste një ekuilibër nën valën e fundit të dështimeve të bankave me marrjen e First Republic këtë javë nga J.P. Morgan Chase.
Rreziqet rreth një bllokimi të kufirit të borxhit të SHBA-së midis republikanëve në Kongres dhe presidentit demokrat Joe Biden kanë shtuar ndjesinë e kujdesit në lidhje me përpjekjen për të shtrënguar më tej kushtet financiare.
Powell u shpreh se është thelbësore që tavani i borxhit të rritet në kohën e duhur, në mënyrë që qeveria amerikane të mund të paguajë të gjitha faturat e saj. Sipas tij një dështim për ta bërë këtë do të ishte i paprecedentë. Kjo pasi do të ishte një territor të paeksploruar dhe pasojat për ekonominë e SHBA do të ishin shumë të pasigurta dhe mjaft negative.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Punëtorët e pakualifikuar - Greqia regjistron një mungesë të madhe
Pamundësia për të gjetur staf është aktualisht një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mëdha në Greqi. Sipas një sondazhi......

Austria paguan riparimet e pajisjeve elektronike - Vendimi, për të shmangur mbetjet dhe zëvendësimet e tyre
Një ligj europian për "të drejtën për riparim" së shpejti mund ta bëjë më të lehtë riparimin sesa zëvendësimin e pajisjeve elektronike të konsumit. Austriakët......

Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore - Paraardhësi i tij, Malpass largohet nga posti një vit para kohe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke......

Shitet vila 141 milionë USD në Los Angeles - Rezidenca më e madhe në historinë e arkitekturës moderne
E vendosur në majë të një kodre me pamje nga Los Anxhelosi, Oqeani Paqësor dhe kodrat e famshme San-Gabriel, ‘The One’ është një nga shtëpitë private më të......

Dëshironi të transferoheni në Japoni? Aplikimi për vizë sapo u bë më i lehtë për punëtorët e kualifikuar!
A keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në Japoni? Përzierja e pandërprerë e traditës dhe modernitetit të vendit, së bashku me natyrën e tij të bukur dhe pagat e......

Dimri ndryshe për BE-në / Burimet e rinovueshme prodhuan më shumë energji elektrike sesa lëndët djegëse fosile
“Ndërsa Evropa do të jetë e lumtur të lërë pas një dimër të vështirë, duhet të mësohen masat e marra për të informuar tranzicionin në përshpejtim të largimit......

Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Gjatë 3 sesioneve të fundit ka rënë me mbi 9%
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por në tre sesionet e kaluara ka humbur rreth 9% të vlerës, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - FED sinjalizon fundit e ciklit të rritjes së interesave, në fokus BQE
Dollari amerikan po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi rezerva Federale njoftoi fundin e ciklit të rritjes së interesave. Edhe......