Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore - Paraardhësi i tij, Malpass largohet nga posti një vit para kohe

Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke filluar nga 2 qershori. Ai është një një ekspert financash dhe zhvillimi me origjinë indiane, aktualisht i ngarkuar me rinovimin e institutcionit huadhënës për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe kriza të tjera globale.
Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte kandidati i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump.
Malpass, i cili u përball me kritika për qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve klimatike, me ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së Al Gore që e etiketoi atë si mohues të klimës dhe aktivistët e klimës që kërkonin dorëheqjen e tij, njoftoi në fillim të këtij viti në shkurt se ai do të tërhiqej në qershor, gati një vit më parë, përfunfimit të mandatit të tij pesëvjeçar. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori.
Zgjedhja e Banga - s erdhi pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore e intervistuan atë për katër orë të hënën. Vendimi erdhi me votim nga 24 anëtarë të bordit, me Rusinë që abstenoi, në vend të procesit të zakonshëm të bazuar në konsensus.
Një nga burimet e quajti Banga një "bërës të vërtetë ndryshimi" i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave në bankën globale të zhvillimit. Ajo tashmë u jep hua qindra miliarda dollarë vendeve në zhvillim, por po punon për të rritur huadhënien e saj për t'i ndihmuar ata të adresojnë sfidat globale, si ndryshimi i klimës.
Banka Botërore është udhëhequr nga një amerikan që nga themelimi i saj në fund të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është udhëhequr nga një europian. Banga, i cili ka lindur në Indi dhe e kaloi karrierën e tij të hershme atje, është shtetas amerikan që nga viti 2007.
Banga ka takuar zyrtarë nga 96 qeveri të ndryshme që nga emërimi i tij. Ai vizitoi tetë vende gjatë një turneu tre-javor botëror për të takuar zyrtarë qeveritarë, udhëheqës biznesi dhe grupe të shoqërisë civile, duke fluturuar gjithsej për 63.643 kilometra.
Dorina Kurtaj /SCAN

Shitet vila 141 milionë USD në Los Angeles - Rezidenca më e madhe në historinë e arkitekturës moderne
E vendosur në majë të një kodre me pamje nga Los Anxhelosi, Oqeani Paqësor dhe kodrat e famshme San-Gabriel, ‘The One’ është një nga shtëpitë private më të......

Dëshironi të transferoheni në Japoni? Aplikimi për vizë sapo u bë më i lehtë për punëtorët e kualifikuar!
A keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në Japoni? Përzierja e pandërprerë e traditës dhe modernitetit të vendit, së bashku me natyrën e tij të bukur dhe pagat e......

Dimri ndryshe për BE-në / Burimet e rinovueshme prodhuan më shumë energji elektrike sesa lëndët djegëse fosile
“Ndërsa Evropa do të jetë e lumtur të lërë pas një dimër të vështirë, duhet të mësohen masat e marra për të informuar tranzicionin në përshpejtim të largimit......

Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Gjatë 3 sesioneve të fundit ka rënë me mbi 9%
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por në tre sesionet e kaluara ka humbur rreth 9% të vlerës, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - FED sinjalizon fundit e ciklit të rritjes së interesave, në fokus BQE
Dollari amerikan po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, pasi rezerva Federale njoftoi fundin e ciklit të rritjes së interesave. Edhe......

Bursat europiane, në rënie të theksuar - Investitorët presin takimin e Bankës Qendrore Europiane
Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë. Të mërkurën,......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Rikuperojnë Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në kuota negative teksa në raport me një ditë më parë ka humbur sërish pikë teksa është blerë sot me 100.1 lekë dhe......

“BSH s’do ndërhyjë në kursin e këmbimit”. Sejko: Rënia s’ka ardhur nga sjellje spekulative. Norma bazë e interesit nuk ndryshon
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, që javët e fundit ka shënuar në forcim të monedhës vendase. Në daljen për mediat, Guvernatori i......