Bota Postuar më 4 Maj 2023, 10:14

Shitet vila 141 milionë USD në Los Angeles - Rezidenca më e madhe në historinë e arkitekturës moderne

Nga SCAN TV
Shitet vila 141 milionë USD në Los Angeles - Rezidenca më e madhe

E vendosur në majë të një kodre me pamje nga Los Anxhelosi, Oqeani Paqësor dhe kodrat e famshme San-Gabriel, ‘The One’ është një nga shtëpitë private më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në mbi 10 mijë metra katrorë.

Në fillim të viteve 2000, Niel Niami, një producent hollivudian i filmave me buxhet të ulët, porositi arkitektin Paul McLean të projektonte "shtëpinë moderne më të shtrenjtë në botë". Niami shpenzoi 10 vjet duke ndërtuar këtë mega-shtëpi, por 180 milionë dollarë hua dhe hipotekat që rënduan pronën e çuan "The One" në ankand, në emër të Sotheby's Concierge Auctions, në janar 2022 për shumën 295 milionë dollarë nga 500 milionë dollarë që Niami kishte shpresuar.

Në listën e ankandeve të banimit, rezidenca e titulluar "Shtëpia më e shtrenjtë dhe më e madhe në SHBA", nuk arriti të gjente një blerës, duke bërë që "The One" të hynte në procedurat e ankandit të falimentimit. Ajo u shit përfundimisht për një çmim shumë më të ulët prej 126 milionë dollarë, i cili së bashku me kostot e komisionit arritën në 141 milionë dollarë, duke e bërë atë shtëpinë më të shtrenjtë në botë të shitur ndonjëherë në ankand.

Blerësi është CEO, miliarderi dhe themeluesi i kompanisë së modës së shpejtë në internet "Fashion Nova", Richard Saghian. I lindur në Beverly Hills nga prindër emigrantë iranianë, Saghian themeloi kompaninë e tij në vitin 2014, e cila u bë shpejt e famshme në Instagram falë Kardashians dhe Cardi B me të ardhura vjetore prej 1 miliard dollarësh.

E vendosur në Bel Air në 38 hektarë, rezidenca liston 21 dhoma gjumi luksoze, 42 banja, një klub nate private, një dhomë kinemaje me 40 vende, një dhomë boëling dhe bilardo, një bodrum vere me 10 mijë shishe e shumë ambiente të tjera. Hapësirat e saj janë zbukuruar me vepra të çuditshme arti. Pesë pishina infinity rrethojnë shtëpinë e madhe, njëra prej të cilave ndodhet në një sipërfaqe prej 500 m2.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat