Risia e energjisë së gjelbër nga Kosova - Delet përdoren si makinë kositëse për të kursyer energji

Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke konsumuar karburantin për të prerë barin rreth paneleve të tyre diellore, ata zgjodhën një kositëse më të gjelbër dhe shumë më të fuqishme: një tufë delesh.
Më shumë se 100 dele dhe disa dhi kullosin dy herë në javë në fermën diellore ‘Rogane’ pranë qytetit të vogël të Kamenicës në Kosovën Lindore ku janë instaluar më shumë se 12 mijë panele fotovoltaike.
Bariu 72-vjecar, Rexhep Rrodhani u shpreh për mediat se punëtorët e kuptuan që kositja e arave ishte shumë e vështirë dhe e kishin pyetur nëse mund të sillte delet e tij. Ai shtoi se delet këtu hanë bar të çdo lloji, bar të mirë apo të keq dhe pastrojnë gjithçka. Në këtë mënyrë të gjithë po përfitojnë.
Kosova ka 12-14 miliardë tonë rezerva të linjitit me cilësi të ulët, e pesta më e madhe në botë. Më shumë se 90% e energjisë elektrike të saj prodhohet nga qymyri dhe pjesa tjetër është nga burimet e rinovueshme, kryesisht nga era dhe dielli. Vendi synon të heqë gradualisht qymyrin nga përdorimi deri në vitin 2050.
Menaxheri i centralit diellor Arbër Maliqi, tha se aktualisht nuk po shpenzohet fare benzinë për kositëset e barit. Prodhimi i energjisë nga dielli dhe prerja e barit me dele do të thotë që gjërat këtu bëhen dy herë më gjelbër.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Microsoft zgjeron aksesin e inteligjencës artificiale në publik – Ekspertët ende skeptik për sigurinë
Microsoft zgjeroi aksesin publik në programet e tij gjeneruese të inteligjencës artificiale, pavarësisht frikës se firmat e teknologjisë po nxitojnë përpara......

Cilat vende europiane kanë transportin publik më të lirë dhe më të aksesueshëm?
Një raport i ri i Greenpeace ka zbuluar gjendjen e transportit publik në 30 vende europiane. Grupi renditi vendet bazuar në katër kritere: thjeshtësia e......

FED rrit sërish normat e interesit - Sinjalizohet një ndërprerje e mundshme e rritjeve të mëtejshme
Rezerva Federale e zhvendosi menaxhimin e saj të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë në një fazë të re me atë që mund të jetë e fundit në një seri historike......

Punëtorët e pakualifikuar - Greqia regjistron një mungesë të madhe
Pamundësia për të gjetur staf është aktualisht një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mëdha në Greqi. Sipas një sondazhi......

Austria paguan riparimet e pajisjeve elektronike - Vendimi, për të shmangur mbetjet dhe zëvendësimet e tyre
Një ligj europian për "të drejtën për riparim" së shpejti mund ta bëjë më të lehtë riparimin sesa zëvendësimin e pajisjeve elektronike të konsumit. Austriakët......

Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore - Paraardhësi i tij, Malpass largohet nga posti një vit para kohe
Bordi ekzekutiv i Bankës Botërore prej 25 anëtarësh zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke......

Shitet vila 141 milionë USD në Los Angeles - Rezidenca më e madhe në historinë e arkitekturës moderne
E vendosur në majë të një kodre me pamje nga Los Anxhelosi, Oqeani Paqësor dhe kodrat e famshme San-Gabriel, ‘The One’ është një nga shtëpitë private më të......

Dëshironi të transferoheni në Japoni? Aplikimi për vizë sapo u bë më i lehtë për punëtorët e kualifikuar!
A keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në Japoni? Përzierja e pandërprerë e traditës dhe modernitetit të vendit, së bashku me natyrën e tij të bukur dhe pagat e......