TEC-et lundrues, 5 shoqëri të interesuara për karburantin - KESH: Tenderi hapet në muajin maj, fondi limit dhe sasia s’bëhen ende publike

5 shoqëri kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën që do të hapë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e karburantit, që do të përdoret për 2 TEC-et lundures. KESH bëri me dije për TV SCAN se periudha e pritshme e publikimit të garës është muaji maj 2023, ndërkohë që emrat e subjekteve të interesuar, nuk u bënë publike.
“Me qëllim menaxhimin e procesit konkurrues që do të publikohet se shpejti dhe mosekzpozimin e interesave tregtare në tregjet e lëndëve hidrokarbure, emrat e subjekteve pjesëmarrëse do të bëhen të njohur vetëm pasi të jetë përfunduar procesi i konkurrimit”, - tha KESH në një përgjigje me shkrim.
Po ashtu, ndonëse planifikon të hapë së shpejti garën tenderuese, Korporata nuk iu përgjigj interesit të TV SCAN mbi fondin limit dhe sasinë e lëndës djegëse që do të prokurohet. Gjithsesi, sasia minimale që do të dorëohet nga kompania fituse është 100 mijë ton në vit.
Kërkesa paraprake u hap pak kohë më parë, ndërsa sipas KESH synonte mbledhjen e shprehjeve të mundshme të interesit nga pjesëmarrësit e tregut për furnizimin e një sasie karburanti për asetet lundruese të energjisë, për një afat kohor prej 2 vitesh. Çmimi i karburantit që do të dalë nga kjo procedurë është një nga hallkat kryesore për të përcaktuar koston finale, me të cilën do të prodhohet energjia nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 2.
Deri më tani është bërë e ditur vetëm qiraja ditore, si dhe kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, me një totale prej 94 500 USD. Impiantet u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike mbi 1 vit më pare, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tregu i sigurimeve rritet me 20% në tre muajt e parë - 50 milionë dollarë arkëtime, numri i kontratave rritet 15.2%
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë gjatë vitit 2023 si sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të nënshkruar. Sipas......

Në prag zgjedhjesh hapet “thesi” për investime - Sa u shpenzuan në 3-mujorin e parë? Marsi mban rekord!
Nëse në mbyllje të vitit 2022, afro 40 për qind e fondit total të shpenzimeve publike nuk ishte disbursuar, situata ka ndryshuar në 3 mujorin e parë të këtij......

Biznesi ul varësinë nga jashtë, 80% e lëndëve brenda vendit - Kriza e tregjeve nxit kompanitë të kërkojnë në Shqipëri, kryeson ndërtimi
Kriza e çmimeve të mallrave gjatë vitit 2022, bashkë me kostot e rritura të transportit, i ka nxitur kompanitë shqiptare të hedhin sytë brenda vendit për të......

Bie çmimi, rritet importi i karburantit - 3-mujori/ Si ka ecur kafeja, birra dhe cigarja?
Rënia graduale e çmimit të karburanteve në muajt e fundit, është pasur me rritje të importeve nga kompanitë, por rrjedhimisht edhe të konsumit nga ana e......

Pse fermerët holandezë po paguhen për të mbyllur fermat e tyre?!
BE ka miratuar planet për qeverinë holandeze për të blerë fermerët. Skema është pjesë e planit të Holandës për të ulur në mënyrë drastike emetimet e azotit,......

Risia e energjisë së gjelbër nga Kosova - Delet përdoren si makinë kositëse për të kursyer energji
Kur punëtorët në një fermë të energjisë diellore në Kosovë u lodhën duke konsumuar karburantin për të prerë barin rreth paneleve të tyre diellore, ata zgjodhën......

Microsoft zgjeron aksesin e inteligjencës artificiale në publik – Ekspertët ende skeptik për sigurinë
Microsoft zgjeroi aksesin publik në programet e tij gjeneruese të inteligjencës artificiale, pavarësisht frikës se firmat e teknologjisë po nxitojnë përpara......

Cilat vende europiane kanë transportin publik më të lirë dhe më të aksesueshëm?
Një raport i ri i Greenpeace ka zbuluar gjendjen e transportit publik në 30 vende europiane. Grupi renditi vendet bazuar në katër kritere: thjeshtësia e......