Shqipëria Postuar më 4 Maj 2023, 14:30

Në prag zgjedhjesh hapet “thesi” për investime - Sa u shpenzuan në 3-mujorin e parë? Marsi mban rekord!

Nga SCAN TV
Në prag zgjedhjesh hapet “thesi” për investime - Sa u

Nëse në mbyllje të vitit 2022, afro 40 për qind e fondit total të shpenzimeve publike nuk ishte disbursuar, situata ka ndryshuar në 3 mujorin e parë të këtij viti.  Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, duket se qeveria ka lëshuar dorën s ai takon investimeve publike të bëra gjatë periudhës Janar-Mars, dhe kryesisht në muajin Mars.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave,  tw analizuara nga SCAN TV, rezulton se në 3 muajt e parë të vitit janë disbursuar për investime publike 12.7 miliardë lekë, nga 8 miliardë lekë që disbursuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 41.2 për qind.

Nëse do ta analizojmë në bazë mujore vihet re se në muajin Mars 2023, niveli i fondeve te shpenzuara është më i larti krahasuar me të njëjtën periudhë të paktën në 5 vitet e fundit.  Konkretisht vetëm në Mars janë shpenzuar rreth 11 miliardë lekë,  me një kapërcim prej 4,6 miliardë lekësh krahasuar me Mars 2022.

Dhe ajo që vihet re nga shifrat, është se ndryshe nga një vit më parë,  ecurinë më të madhe e kanë pasur projektet me financim të brendshëm. Ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh në raste fushatash zgjedhore ku qeveria përqendron investimet në muajt që i paraprijnë zgjedhjeve, në mënyrë që të rikthejnë në vëmendjen e qytetarëve punën që bëhet në shërbim të tyre.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat