Nafta i rikthehet fitimeve - Por, pritet të realizojë humbje javore prej mbi 8%

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, ndërkohë, nafta Brent ka rënë me mbi 8%, ndërsa nafta Bruto ka humbur mbi 10% të vlerës.
Shqetësimet për kontaminimin e sistemit bankar në Shtetet e Bashkuara dhe një kontraktim surprizë të sektorit të manifakturës në Kinë kanë qënë arsyet kryesore që kanë rrëzuar çmimet, gjatë kësaj jave. Në anën tjetër, pritshmëritë për një ulje të mundshme të prodhimit nga OPEC+ në takimin e qershorit kanë ofruar një mbështetje për çmimet në sesionin e sotëm.
Tregtarët po presin edhe të dhënat mbi punësimin në SHBA për muajin prill, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi shëndetin e ekonomisë më të madhe në botë.
SCAN
Sondazh

Vendimet e BQE mbështesin euron - Rrit normën e interesit me 25 pikë, në linjë me parashikimet e tregjeve
Euro po qëndron në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit me 25......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po vlerësojnë efektin e rritjes së interesave
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi investitorët po vlerësojnë trajektoren e politikave monetare nga bankat qendrore......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka kapur këtë mëngjes kuotën e 111 lekë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111......

ERE licencoi 292 MW energji - Në 2022-in kryeson energjia diellore, u dhanë licenca edhe për 14 hidrocentrale
Viti 2022 shënoi zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë elektrike, duke qenë se një numër i konsiderueshëm u dha për shfrytëzimin......

Mblidhet Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan – Balluku: Në fokus, zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe industrial mes dy vendeve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët......

TEC-et lundrues, 5 shoqëri të interesuara për karburantin - KESH: Tenderi hapet në muajin maj, fondi limit dhe sasia s’bëhen ende publike
5 shoqëri kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën që do të hapë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e karburantit, që do të përdoret......

Tregu i sigurimeve rritet me 20% në tre muajt e parë - 50 milionë dollarë arkëtime, numri i kontratave rritet 15.2%
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë gjatë vitit 2023 si sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të nënshkruar. Sipas......

Në prag zgjedhjesh hapet “thesi” për investime - Sa u shpenzuan në 3-mujorin e parë? Marsi mban rekord!
Nëse në mbyllje të vitit 2022, afro 40 për qind e fondit total të shpenzimeve publike nuk ishte disbursuar, situata ka ndryshuar në 3 mujorin e parë të këtij......