Bota Postuar më 5 Maj 2023, 10:11

Shtëpia e Bardhë publikon “skenarin e fatkeqësive” Pezullimi i zgjatur i pagesave dhe katastrofa ekonomike

Nga SCAN TV
Shtëpia e Bardhë publikon “skenarin e fatkeqësive”

Presidenca amerikane, aktualisht në mes të një përballjeje me opozitën republikane për borxhin publik, parashikon një katastrofë ekonomike nëse vendi detyrohet të deklarojë një mospagim të faturave për një periudhë të zgjatur kohore.

Këshilltarët ekonomikë të presidentit Joe Biden vlerësojnë se nëse ekonomia më e madhe në botë dështon për një periudhë të gjatë kohore, ajo do të humbasë më shumë se 8 milionë vende pune dhe do të shohë rënien e PBB-së së saj me më shumë se 6%. Madje tregu i aksioneve do të humbiste 45% të vlerës së tij në tremujorin e tretë, parashikoi Këshilli i Këshilltarëve Ekonomikë të presidencës.

Ata vunë në dukje se edhe nëse qeveria federale deklaronte një falimentim për një periudhë të shkurtër kohore, ekonomia amerikane do të përjetonte një rritje të papunësisë dhe një recesion, qoftë edhe të vogël. Shtëpia e Bardhë publikoi skenarin e katastrofës në një kohë kur Presidenti Biden po përpiqet të rrisë presionin mbi të djathtën mbi borxhin kombëtar. Demokrati 80-vjeçar thotë se republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duhet të votojnë urgjentisht dhe pa kushte me demokratët për të rritur tavanin e borxhit federal.

Ai thirri katër liderët e kongresit që përfaqësojnë dy partitë në një takim të martën e ardhshme, më 9 maj. Opozita kërkon që për të miratuar çdo rritje të borxhit publik duhet të ketë shkurtime drastike të shpenzimeve publike për më shumë se një dekadë.

Çështja e rritjes së kufirit të borxhit, një veçori e SHBA-së, për një kohë të gjatë u konsiderua thjesht një formalitet, por papritmas u gjend në qendër të polemikave politike gjatë viteve të presidencës së Barack Obamës. Qeveria federale ka tejkaluar tashmë shifrën famëkeqe të 31 trilion dollarëve që nga mesi i janarit dhe deri më tani ka trajtuar problemin me manovrat e kontabilitetit.

Megjithatë, Departamenti i Thesarit paralajmëron se nëse nuk ka marrëveshje dhe votim në Kongres, qeveria federale mund të detyrohet që nga 1 qershori të vazhdojë me shkurtime drastike në kategori të ndryshme të shpenzimeve sociale. Kjo para se të binte në deklarimin e falimentimit, një falimentim i paprecedentë shtetëror, një situatë që do të kishte pasoja jo vetëm për ekonominë amerikane, por edhe për atë botërore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka kapur këtë mëngjes kuotën e 111 lekë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat