‘Zhdukja’ e dyqaneve të vogla gjermane - Pse dhe cilat janë pasojat?!

Gjithnjë e më shumë dyqane në Gjermani po vendosin kyçin, shkatërrimi i dyqaneve të vogla po vazhdon dhe numri i tyre po zvogëlohet. Sipas parashikimit të Shoqatës Gjermane të Tregtisë (HDE), rreth 9.000 dyqane shtesë do të mbyllin dyert këtë vit. Në Gjermani kanë mbetur edhe 311.000 prej tyre. Ndërkohë për krahasim në vitin 2015, kishte rreth 373.000 dyqane.
Fakt është se numri i dyqaneve në Gjermani ka kohë që është në rënie. Kjo ishte veçanërisht e theksuar gjatë viteve të koronës 2020-2022, kur numri i dyqaneve ra me 11.000 në vit. Vëmendja e publikut përqendrohet kryesisht tek mbyllja e dyqaneve të zinxhirëve të mëdhenj, si Galerie Kaufhof, dyqanet e këpucëve Görtz ose rrjeti i modës Gerry Weber.
Por shumica e mbylljeve sipas HDE janë dyqane të vogla si butikë apo furra buke. Blerja në internet është një nga faktorët kryesorë të kësaj gjendjeje. Përveç kësaj, gjatë koronës, edhe më shumë njerëz u mësuan të porosisin online. ‘Shuarja’ e dyqaneve të vogla vërehet në lagjet jashtë qendrave të qyteteve të mëdha, por mbi të gjitha në qytetet më të vogla dhe të mesme.
Duke pasur parasysh ambientet e shumta afariste që janë zbrazur, HDE kërkon nga komunat një angazhim më të fortë dhe një ofensivë më të madhe për të ndalur rënien e numrit të dyqaneve.
Megjithatë vetë klientët nuk janë më entuziastë për blerjet në qendrat e qyteteve gjermane ku dyqanet janë të përqendruara në zonat e këmbësorëve. Sipas një sondazhi të Institutit për Kërkime Tregtare (IFH) të kryer në fund të vitit të kaluar, shumica u përgjigj se nuk do t'ua rekomandonte miqve të tyre blerjet në qendër të qytetit. DW
Edel Strazimiri / SCAN

Dëmet në Amazonë i kushtojnë Brazilit 184 miliard USD - BB: 10% e PBB së vendit në rrezik, 3 milionë brazilianë në varfëri ekstreme
Pylli tropikal i Amazonës po i afrohet një pike kritike, në të cilën pjesë të ekosistemit të tij nuk do të marrin shi të mjaftueshëm për të mbështetur veten,......

Pasojat e inflacionit në Britani - Kastraveci dhe djathi, artikujt kryesorë që shënuan rritje çmimesh
Kastravecat, vaji i ullirit dhe djathi kryesuan grafikun e inflacionit të Britanisë në mars, ndërsa peshku dhe patatinat tradicionale panë rritjen më të madhe......

Kërcënimi i krizës së strehimit në Europë - Rritja e kostos së jetesës, presion të vazhdueshëm
Kriza e kostos së jetesës kërcënon të kthehet në krizë strehimi në Europë. Rritja e kostove të strehimit po shkakton dëshpërim në të gjithë Bashkimin Europian.......

New York ndalon gazin natyror - Nuk do të përdoret më për ngrohje e as për gatim
New York është bërë shteti i parë amerikan që ka nxjerrë jashtë ligjit përdorimin e gazit natyror për ngrohje dhe gatim në disa ndërtesa të reja për të ulur......

Shtëpia e Bardhë publikon “skenarin e fatkeqësive” Pezullimi i zgjatur i pagesave dhe katastrofa ekonomike
Presidenca amerikane, aktualisht në mes të një përballjeje me opozitën republikane për borxhin publik, parashikon një katastrofë ekonomike nëse vendi detyrohet......

Këto monedha të rralla sot vlejnë një pasuri – Vlerat arrijnë deri në 19 milion dollarë
Disa monedha të lashta vlejnë shumë sot: historia e monedhave ka magjepsur njerëzimin që nga kohërat e lashta dhe vlera e këtyre monedhave shpesh është lidhur......

Nafta i rikthehet fitimeve - Por, pritet të realizojë humbje javore prej mbi 8%
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......

Vendimet e BQE mbështesin euron - Rrit normën e interesit me 25 pikë, në linjë me parashikimet e tregjeve
Euro po qëndron në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit me 25......