Shqipëria Postuar më 5 Maj 2023, 13:41

Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria

Nga SCAN TV
Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria,

Fermerët në zyrat rajonale të bujqësisë kanë nisur sot procesin e marrjes se kartave për naftën falas për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Skema e mbështetjes me naftë ndihmon drejtpërdrejt fermerët dhe makineritë e tyre bujqësore, prodhimin vendas, punimin e tokës dhe kultivimin e bimëve në serra, drufrutorët. Qëllimi i kësaj mase është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit.

Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Kjo skemë është është pjesë e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi.

Fondi total i Skemës Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi që do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat