21 bashki “ngecin” në mbledhjen e të ardhurave - Si ka qenë ecuria gjatë vitit 2022 për pushtetin vendor?

40 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 21 bashkitë e mbetura kanë pasur një performancë negative në këtë drejtim. Të dhënat janë publikuar në raportin mbi qeverisjen vendore në Shqipëri 2022 të hartuar nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, i cili pasqyron numrin e bashkive sipas diferencave në të ardhurat prej taksave, tarifave dhe të ardhurave të tjera për vitin 2022 duke e krahasuar me vitin 2021.
Sipas raportit, kontributin kryesor në këtë rritje e japin bashkitë e cilësuara si “të mëdha” si bashkia Tiranë (+514.9 milionë lekë), bashkia Vlorë (+236.2 milionë lekë) dhe bashkia Kamëz (+223 milionë lekë).
Nga ana tjetër, performanca negative i atribuohet sërish bashkive të ashtuquajtura “të mëdha” dhe “të vogla” si p.sh. bashkia Lezhë (-106.4 milionë lekë), bashkia Durrës (-67.8 milionë lekë), bashkia Finiq (-38.7 milionë lekë) dhe bashkia Mallakastër (-41.5 milionë lekë).
Raporti pasqyron dhe performancën e bashkive krahasuar me vitin parardhës dhe në tre kategoritë e të ardhurave të veta, taksa, tarifa dhe të tjera. Kështu, 31 bashki kanë mbledhur më shumë taksa gjatë 2022 dhe 36 të ardhura të tjera. Grumbullimi i tarifave shënon përmirësimin më të dukshëm me 49 bashki që kanë performuar më mirë krahasuar me 2021.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Cilat janë problematikat e tregut të punës? - Erion Muça: Në Shqipëri mungojnë sistemet e identifikimit dhe kultivimit të talenteve
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi tregun e punës në shifra dhe specifikisht mbi problemet që hasen në vendin tonë. I ftuar për të......

“Bizneset falimentojnë në pritje të vendimeve gjyqësore” - Avokatja Hysi: Paditë me vlera të larta financiare ndaj shtetit, në sirtarë prej vitesh
Ndërsa reduktimi i gjykatave të shkallës së parë ka nisur tashmë mes shumë polemikash, Avokatja e njohur Vasilika Hysi thotë se është biznesi ai që tashmë ka......

Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të punësuar? - Përfitimet nga 1 Qershori, si ndryshon taksimi sipas fashave
Më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të tatimit mbi pagat. Kështu, për pagat nga 0-50 mijë......

“Institucionet s’paguajnë vendimet gjyqësore për bizneset” - Avokati i Popullit: Justifikimi kryesor, mungesa e fondeve në buxhet për shlyerjen e faturave
Institucionet publike nuk shlyejnë detyrimet financiare ndaj bizneseve edhe nëse këta të fundit e kanë përfituar këtë të drejtë përmes një vendimi gjykate të......

Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria
Fermerët në zyrat rajonale të bujqësisë kanë nisur sot procesin e marrjes se kartave për naftën falas për punimet e mekanizuara në bujqësi. Skema e......

Pse çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord dhe pritet të qëndrojnë kështu për një kohë të gjatë?!
Çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord, falë një thatësire të zgjatur në prodhuesin kryesor Spanjën dhe çmimet e ngritura pritet të qëndrojnë për......

Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!
Charles III, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës, ka zgjedhur një kurorëzim më të thjeshtë, shumë më ndryshe se ai i uljes në fron të nënës së tij......

Qytetet mund t'i nënshtrohen rritjes së temperaturës dy herë më shumë - Çfarë mund të bëhet?
Ndërsa kriza klimatike po shkakton ndryshime të rëndësishme të temperaturës në mbarë botën, qytetet e mëdha janë shndërruar në kuti masive të nxehta. Akumulimi......