“Institucionet s’paguajnë vendimet gjyqësore për bizneset” - Avokati i Popullit: Justifikimi kryesor, mungesa e fondeve në buxhet për shlyerjen e faturave

Institucionet publike nuk shlyejnë detyrimet financiare ndaj bizneseve edhe nëse këta të fundit e kanë përfituar këtë të drejtë përmes një vendimi gjykate të formës së prerë. Është Avokati i Popullit i cili në raportin zyrtar të punës për vitin e shkuar, e përkufizon fenomenin si mjaft shqetësues, pasi tejzgjatja e proçesit të ekzekutimit të titujve ekzekutiv, pasi e drejta e tyre është njohur nga gjykata, i ka lënë dhe i le palët në pasiguri për periudha të gjata kohore, duke krijuar mundësi për rritjen e kostove proçedurale si dhe zvogëlimin/humbjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.
Mosrespektimi përmbajtësor i kesaj të drejte, thekson Avokati i Popullit, përbën cenim të interesave pasurore për çdo taksapagues në Republikën e Shqipërisë. Sa i përket shkaqeve që e sjellin këtë, Avokati i Popullit rendit gjashtë shkaqe kryesore: Së pari, mungesa e vullnetit prej autoritetit të administratës publike për përmbushjen e detyrimit të vendosur në dispozitivin e vendimit gjyqësor apo në ligj, kjo dhe në kushtet e pasjes së gjendjes në të holla; mosproçedimi i rregullt i gjykatës administrative në proçesin e shqyrtimit të “Njoftimeve” të përmbaruesit gjyqësor të çështjes për kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme; apo, mungesa e nivelit profesional të përmbaruesve gjyqësorë, i cili shfaqet në veprimet dhe mosveprimet e tyre gjatë procesit të ekzekutimit të titujve ekzekutivë si dhe nxjerrjes së akteve jo në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në raport bëhet gjithashtu me dije se në dhjetor të vitit të shkuar Avokati i është drejtuar disa institucioneve për ta adresuar këtë problematikë, ku në thelb u kërkon këtyre të fundit të parashikojnë në buxhet fonde për të shlyer vendimet e prera gjyqësore, duke qenë se ky është edhe një prej juftifikimeve të tyre kryesore për mosekzekutimin e vendimeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria
Fermerët në zyrat rajonale të bujqësisë kanë nisur sot procesin e marrjes se kartave për naftën falas për punimet e mekanizuara në bujqësi. Skema e......

Pse çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord dhe pritet të qëndrojnë kështu për një kohë të gjatë?!
Çmimet e vajit të ullirit kanë arritur nivele rekord, falë një thatësire të zgjatur në prodhuesin kryesor Spanjën dhe çmimet e ngritura pritet të qëndrojnë për......

Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!
Charles III, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës, ka zgjedhur një kurorëzim më të thjeshtë, shumë më ndryshe se ai i uljes në fron të nënës së tij......

Qytetet mund t'i nënshtrohen rritjes së temperaturës dy herë më shumë - Çfarë mund të bëhet?
Ndërsa kriza klimatike po shkakton ndryshime të rëndësishme të temperaturës në mbarë botën, qytetet e mëdha janë shndërruar në kuti masive të nxehta. Akumulimi......

AI, një kërcënim 'bërthamor' për sigurinë kibernetike - Por a mund të përdoret gjithashtu për mbrojtje?
Meqenëse shumë biznese hezitojnë të lejojnë punonjësit e sigurisë kibernetike të përdorin mjetet e AI në punën e tyre, nga frika se fusha është e parregulluar......

‘Zhdukja’ e dyqaneve të vogla gjermane - Pse dhe cilat janë pasojat?!
Gjithnjë e më shumë dyqane në Gjermani po vendosin kyçin, shkatërrimi i dyqaneve të vogla po vazhdon dhe numri i tyre po zvogëlohet. Sipas parashikimit të......

Dëmet në Amazonë i kushtojnë Brazilit 184 miliard USD - BB: 10% e PBB së vendit në rrezik, 3 milionë brazilianë në varfëri ekstreme
Pylli tropikal i Amazonës po i afrohet një pike kritike, në të cilën pjesë të ekosistemit të tij nuk do të marrin shi të mjaftueshëm për të mbështetur veten,......

Pasojat e inflacionit në Britani - Kastraveci dhe djathi, artikujt kryesorë që shënuan rritje çmimesh
Kastravecat, vaji i ullirit dhe djathi kryesuan grafikun e inflacionit të Britanisë në mars, ndërsa peshku dhe patatinat tradicionale panë rritjen më të madhe......