Shqipëria Postuar më 5 Maj 2023, 14:28

Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të punësuar? - Përfitimet nga 1 Qershori, si ndryshon taksimi sipas fashave

Nga SCAN TV
Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të

Më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të tatimit mbi pagat.  Kështu, për pagat nga 0-50 mijë lekë norma tatimore e aplikuar do të jetë zero. Më ligjin aktual, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë.

Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Edhe pse kjo masë pritej të hynte në fuqi në muajin Janar, ka kaluar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Në kufirin 40-50 mijë lekë janë afro 58 mijë punonjës përfitues. Ndërkaq, me ligjin e ri përfitues do të jenë edhe të punësuarit me paga 50-60 mijë lekë. Pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13 % e shumës mbi 35 mijë lekë.  Pra në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25 mijë lekë.

Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qendrojë e njëjtë,  zero tatim deri në kufirin 30 mijë lekë, 13 %  shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23 për qind për pagat mbi 200 mijë lekë. Sipas ligjit të zbatuar deri më , tatimi për individët që paguheshin nga 50 mijë-200 mijë lekë, llogaritjet zero 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë, aplikohej norma tatimore 23 për qind.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat