Karakaçi inspekton parkun fotovoltaik “Erseka 2”: Politikat qeverisëse rritën kapacitetet energjetike

Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt diverisifkimit të burimeve të energjisë elektrike. Gjatë vitit të kaluar 11% e prodhimit total të energjisë elektrike erdhi përmes centraleve fotovoltaike duke regjistruar kështu një shifër si asnjëherë më parë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ishte në zonën e Ersekës, ku dy parqet fotovoltaike të ngritura në këtë zonë përmes një investimi privat, Erseka Solar Park 1 dhe Erseka Solar Park 2, kanë një kapacitet total prej 40MË, ndërkohë që shumë shpejt do të jetë në funksione dhe një park i tretë me kapacitet 70MË, fitues i ankandit të energjisë, zhvilluar nga MIE.
Ministri Karakaçi bëri të ditur se këto investime janë një shembull i mirë suksesi, ku tashmë sipërmarrësit shqiptarë në sektorin energjik, jo vetëm mund të prodhojnë energji përmes parqeve të ndërtuara, por falë edhe Bursës Shqiptare të Energjisë, mund ta tregtojnë atë edhe në tregun e lirë. “Një kompani lokale mundet që të rrisë kapacitetet dhe të përfshijë tashmë një gamë më të gjerë të prodhimeve energjetike, jo vetëm në prodhim, por dhe në modelim dhe në tregtim të energjisë dhe për ta përfshirë energjinë e prodhuar në bursë, në ALPEX, që kur u krijua para disa vitesh kishte ato dyshimet e veta nëse do të kishte sukses apo jo, ndërkohë sot ne e shohim që ALPEX-i është një histori suksesi pasi përveç sigurisë së produkteve që ofron, krijon edhe mundësi atraktive sepse tashmë ka marrë flukse të nevojshme të energjisë”, tha Karakaçi.
Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën të kënaqur me performancën e investimit, por edhe mbështetjen përmes politikave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë gjatë këtyre viteve në sektorin energjetik.
Në këtë pikë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë solli në vëmendje disa prej risive që sjell tashmë ligji i ri i energjisë, miratuar në fundin e qershorit të këtij viti, ku janë adresuar edhe kërkesat e prodhuesve të energjisë. “Me ligjin e ri të sektorit të energjisë elektrike që miratuam me 30 qershor dhe ka hyrë në fuqi tashmë, kemi futur dhe kemi përfshirë dhe një kërkesë që shumë prodhues, sidomos të energjisë fotovoltaike apo të energjive të rinovueshme e kërkojnë, që është përfshirja e baterive, në mënyrë që t'i japë një balancim më të mirë të gjithë prodhimit të energjisë elektrike”, shtoi Karakaçi.
Diversifikimi i burimeve të energjisë së rinovueshme si dhe rritja e kapaciteteve energjetike është një ndër objektivat kryesor të Qeverisë Shqiptare duke pasur në fokus objektivin që brenda vitit 2030 Shqipëria të jetë një vend eksportues neto i energjisë.
Ministri Karakaçi njoftoi se në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zhvillojë së afërmi një tjetër ankand për energjinë fotovoltaike. “Deri në fund të 2025-ës janë instaluar mbi 600 Mega kapacitet i ri i energjie fotovoltaike. Sot energjia fotovoltaike, ndryshe nga 3-4 vite më parë kur ishte pothuajse zero volumi i saj në treg, kemi mbi 11% të volumeve në vit që vijnë nga energjia fotovoltaike. Do vazhdojmë përsëri me dhënie kapacitetesh të reja, por dhe me zhvillim ankandesh. Përsëri me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, po shikojmë që në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027 të kemi një ankand të ri për energjinë fotovoltaike, këtë vit tashmë edhe me bateritë e përfshira në projekt”, theksoi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Hapen 3 aeroporte të reja? - Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin
Qeveria planifikon që të hapë një aeroport sezonal në jug të vendit pas atij të Vlorës, si dhe të bëjë funksional aeroportin e Kukësit. Lajmi u bë me dije......
KMD ndalet në Kukës - Qytetarët ngrenë shqetësime për aksesin në shërbimet publike
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e tretë të nismës “Udhëtimi në Shqipëri” në Kukës, ku në fokus ishte përfshirja dhe aksesueshmëria......
Nga mielli, te detergjentët - Cilat janë ushqimet që do listohen të “Pasqyra e Çmimeve”?
Gjatë konferencës për shtyp ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj deklaroi se aktualisht po punohet për ngritjen e platformës live për......
Çmimet e ushqimeve, cilin model po zgjedh Shqipëria? - Nga transparenca te çmimet tavan, si po ndërhyjnë qeveritë në Europë
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka detyruar disa qeveri europiane të ndërhyjnë në treg, por jo të gjitha kanë zgjedhur të njëjtën rrugë. Shqipëria ka zgjedhur......
Pasqyra e çmimeve, 160 mallra - Ibrahimaj: Përfshihen produktet e jetës së përditshme
Pasqyra e çmimeve pritet të lançohet brenda 10 ditëshit të parë të tetorit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri me dije se si fillim do të përmbajë......
Stuhitë po ndryshojnë rregullat - Ngrohja e planetit rrit fuqinë e tyre dhe zonat në rrezik
Ndryshimet klimatike po i bëjnë stuhitë më intensive dhe po zgjerojnë zonat që mund të preken prej tyre. Sipas raportit të fundit WorldRiskReport, rritja e......
Korridori blu, ritme të ndryshme - Nga Murriqani në Kakavijë, ku ka mbërritur autostrada Adriatiko-Joniane?
Teksa aksi Murriqan-Lezhë ka risjellë në vëmendje ndërtimin e Korridorit Adriatiko-Jonian, ecuria e segmenteve të këtij projekti në vendin tonë është në faza......
Publik, apo privat? Në rrethe, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues
Raporti i nxënësve për një mësues ndryshon ndjeshëm në varësi të llojit të shkollës dhe qarkut, duke sjellë një panoramë të ndryshme të kushteve në të cilat......

