Shqipëria Postuar më 29 September 2026, 18:39

Takimi Hoxha - Bauer: Austria mbështet të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Nga Scan TV

1af76152-de46-4d3f-b8fd-b7e588b6e755.jpg

Në kuadër të Takimit Ministror të Nivelit të Lartë “Slavkov 3 – Ballkani Perëndimor”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Vjenë me Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Claudia Bauer. Hoxha dhe Bauer u ndalën në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, agjendën e vazhdueshme të reformave dhe prioritetet kyçe në negociata. Ministri i Jashtëm shprehu vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen afatgjatë dhe të palëkundur të Austrisë ndaj rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së dhe të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbështetje, sipas Ministrit, përfaqëson një kontribut domethënës për ndërtimin e një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe plotësisht të integruar. Ministrja austriake Bauer veçoi përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, si një shembull pozitiv të një procesi, që bazohet te merita e vendeve kandidate. Takimi u fokusua edhe në mundësitë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin, duke u mbështetur në dialogun e ngushtë politik dhe lidhjet e forta mes dy vendeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat