Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Një projekt hekurudhor që do të lidhte Gjirokastrën me Janinën dhe portin e Igumenicës është rikthyer në diskutim në Greqi, dhjetë vjet pas hartimit të studimit të parë. Grupi i Punës për Zhvillimin dhe Promovimin Turistik të Prefekturës së Janinës ka propozuar përditësimin e studimit të vitit 2016 për linjën Igumenicë–Janinë–Kakavijë–Gjirokastër. Mediat nw Greqi raportojnw se synimi është që projekti të rivlerësohet mbi kostot e sotme, kërkesën për transport dhe fizibilitetin ekonomik. Burimet greke saktësojnë se bëhet fjalë për një propozim për rishqyrtimin e projektit dhe jo ende për një vendim për ndërtimin e tij.
Ideja nuk është e re. Një studim zyrtar u hartua në vitin 2016 në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Territorial Europian Greqi–Shqipëri dhe u publikua në vitin 2018. Traseja e studiuar niste nga Porti i Igumenicës, kalonte në Parkun Industrial të Igumenicës, Universitetin dhe Aeroportin e Janinës, vijonte drejt Kakavijës dhe përfundonte në Gjirokastër. Studimi përfshinte projektimin paraprak të trasesë, përllogaritjen e kostove dhe analizën e fizibilitetit.
Sipas dokumentacionit, për segmentin prej rreth 73 kilometrash parashikoheshin dy tunele të mëdha me gjatësi totale 10.3 kilometra, nëntë tunele të realizuara me gërmim të hapur, me gjatësi totale 4.6 kilometra, si dhe 26 ura të vogla rrugore dhe hekurudhore. Propozimi i rikthyer në tryezë parashikon që linja të shqyrtohet si për transport pasagjerësh, ashtu edhe për transport mallrash. Një prej objektivave është lidhja e Shqipërisë së Jugut dhe Janinës me portin e Igumenicës, duke krijuar një korridor të ri ndërkufitar transporti.
Pala propozuese kërkon gjithashtu koordinim me Shqipërinë për vazhdimin e linjës drejt Gjirokastrës dhe identifikimin e fondeve kombëtare dhe europiane që mund të financojnë projektin. Hapi i parë, megjithatë, mbetet përditësimi i studimit të vitit 2016. Vetëm pas rivlerësimit teknik, ekonomik dhe të flukseve të pritshme të pasagjerëve e mallrave mund të përcaktohet nëse projekti do të kalojë drejt realizimit.
Doganat: Nëpërmjet sistemit "tax free" po goditen rastet e shmangies së detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të ligjit, ka......
Karakaçi inspekton parkun fotovoltaik “Erseka 2”: Politikat qeverisëse rritën kapacitetet energjetike
Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt diverisifkimit të burimeve të energjisë elektrike. Gjatë vitit të kaluar 11% e prodhimit total të energjisë......
Hapen 3 aeroporte të reja? - Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin
Qeveria planifikon që të hapë një aeroport sezonal në jug të vendit pas atij të Vlorës, si dhe të bëjë funksional aeroportin e Kukësit. Lajmi u bë me dije......
KMD ndalet në Kukës - Qytetarët ngrenë shqetësime për aksesin në shërbimet publike
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e tretë të nismës “Udhëtimi në Shqipëri” në Kukës, ku në fokus ishte përfshirja dhe aksesueshmëria......
Nga mielli, te detergjentët - Cilat janë ushqimet që do listohen të “Pasqyra e Çmimeve”?
Gjatë konferencës për shtyp ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj deklaroi se aktualisht po punohet për ngritjen e platformës live për......
Çmimet e ushqimeve, cilin model po zgjedh Shqipëria? - Nga transparenca te çmimet tavan, si po ndërhyjnë qeveritë në Europë
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka detyruar disa qeveri europiane të ndërhyjnë në treg, por jo të gjitha kanë zgjedhur të njëjtën rrugë. Shqipëria ka zgjedhur......
Pasqyra e çmimeve, 160 mallra - Ibrahimaj: Përfshihen produktet e jetës së përditshme
Pasqyra e çmimeve pritet të lançohet brenda 10 ditëshit të parë të tetorit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri me dije se si fillim do të përmbajë......
Stuhitë po ndryshojnë rregullat - Ngrohja e planetit rrit fuqinë e tyre dhe zonat në rrezik
Ndryshimet klimatike po i bëjnë stuhitë më intensive dhe po zgjerojnë zonat që mund të preken prej tyre. Sipas raportit të fundit WorldRiskReport, rritja e......

