Barazia ekonomike dhe sociale, Kosova hedh online Platformën Elektronike për Komunitetet

Një platformë online për komunitetet, me të cilën mbështeten gjithëpërfshirja dhe solidariteti, drejtësia socioekonomike, revitalizimi kulturor dhe të drejtat gjuhësore e përfaqësimi demokratik. Publikimin e këtij mekanizmi e ka njoftuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shprehet se Platforma u bë shërbim publik i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në postimin e tij në rrjete sociale Kurti shkruan:
Sot, Platforma Elektronike për Çështje të Komuniteteve u bë shërbim publik i Qeverisë së Republikës së Kosovës. E zhvilluar në vitin 2024 nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM), me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Zvicrës, ajo tani është integruar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike në sistemet tona qeveritare.
Përmes saj, qytetarët e komuniteteve joshumicë informohen për politikat dhe mundësitë që ofron Qeveria dhe mund të raportojnë çdo rast diskriminimi. Sepse të drejtat dhe mundësitë shfrytëzohen plotësisht vetëm kur qytetarët janë të informuar mirë për to.
Pra, kjo platformë online u shërben politikave tona për komunitetet, të cilat mbështeten në katër parime: gjithëpërfshirja dhe solidariteti, drejtësia socioekonomike, revitalizimi kulturor dhe të drejtat gjuhësore, si dhe përfaqësimi demokratik.
Kosova është sot ndër demokracitë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë jo vetëm mbrohen, por gëzohen në mënyrë të barabartë nga të gjitha komunitetet. E njëjta vlen edhe për rritjen tonë të vazhdueshme ekonomike, prej 5,4% të Bruto Produktit Vendor (BPV) në tremujorin e parë dhe 4,1% të BPV-së në tremujorin e dytë, nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e shtetit tonë të përbashkët.
Platformën do ta menaxhojë Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Ju ftoj ta vizitoni, ta promovoni në komunitetet tuaja dhe të na ndihmoni ta bëjmë sa më të dobishme për secilin.
Takimi Hoxha - Bauer: Austria mbështet të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor
Në kuadër të Takimit Ministror të Nivelit të Lartë “Slavkov 3 – Ballkani Perëndimor”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Vjenë......
Kamëz, siguria në shkolla në plan të parë, 4 ministri bëhen bashkë në mbrojtje të fëmijëve
Nga siguria brenda dhe jashtë shkollës, te kujdesi për shëndetin dhe ushqimi, katër ministri do të bashkërendojnë punën për mbrojtjen dhe mirëqenien e......
Gjirokastra, hub-i i ri i jugut? Projektet që mund të ndryshojnë pozicionin e qytetit
Gjirokastra mund të jetë përpara një transformimi të rëndësishëm të pozicionit të saj në hartën e transportit të Shqipërisë së Jugut. Një korridor......
Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën
Një projekt hekurudhor që do të lidhte Gjirokastrën me Janinën dhe portin e Igumenicës është rikthyer në diskutim në Greqi, dhjetë vjet pas hartimit të......
Doganat: Nëpërmjet sistemit "tax free" po goditen rastet e shmangies së detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së efikasitetit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe zbatimit të ligjit, ka......
Karakaçi inspekton parkun fotovoltaik “Erseka 2”: Politikat qeverisëse rritën kapacitetet energjetike
Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt diverisifkimit të burimeve të energjisë elektrike. Gjatë vitit të kaluar 11% e prodhimit total të energjisë......
Hapen 3 aeroporte të reja? - Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin
Qeveria planifikon që të hapë një aeroport sezonal në jug të vendit pas atij të Vlorës, si dhe të bëjë funksional aeroportin e Kukësit. Lajmi u bë me dije......
KMD ndalet në Kukës - Qytetarët ngrenë shqetësime për aksesin në shërbimet publike
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e tretë të nismës “Udhëtimi në Shqipëri” në Kukës, ku në fokus ishte përfshirja dhe aksesueshmëria......

