Kapaciteti i gazit nga TAP - ERE miraton vendimin/ Testim tregut për zgjerimin e kapacitetit në pikat e interkonjeksionit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar Udhëzuesin e vitit 2023 për Testimin e Tregut të Gazsjellësit Trans Adriatik, që synon zgjerimin e kapacitetit në pikat e interkonjeksionit të vendeve ku kalon tubacioni e ku përfshihet edhe Shqipëria.
Vendimi i ERE-s bazohet në Opinionin e Përbashkët, ku TAP AG duhet rregullisht (të paktën çdo dy vjet) të kryejë një Testim Tregu me qëllim që t’u ofrojë të gjitha palëve të interesuara kapacitetet shtesë derisa të arrihet mundësia maksimale e zgjerimit të tubacionit. Udhëzimet 2023 marrin parasysh nevojën për të siguruar koordinimin e duhur me Testimin e Tregut 2021, që është ende i hapur. Më herët, Enti Rregullator i Energjisë ka bërë me dije se projekti i rritjes së kapacitetit parashikon katër nivele të mundshme zgjerimi, në varësi të nivelit të rezervimit, duke çuar në një zgjerim të mundshëm të plotë deri në 27 MSm3/D.
Procesi i rritjes së kapacitetit të TAP synon shpërndarjen e kapaciteteve rritëse afatgjata në pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes përgjatë gjurmës së TAP dhe do të rrisë vëllimet e gazit të importuar në Europë. Pikat e Interkonjeksionit në fjalë janë: Kipoi, Komotini dhe Nea Mesimvria, në Greqi, Kuçovë, Relievi Rosckovec dhe Fier në Shqipëri dhe Melendugno në Itali. TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Europë nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan.
Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin greko-turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. TAP nisi operimet tregtare në nëntor të vitit 2020.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ulje drastike e çmimeve të orëve luksoze - Shkak, rënia e ndjeshme e kërkesës për markat e shtrenjta
Ekonomia globale po ngadalësohet dhe ndryshimi i zakoneve është tashmë i dukshëm edhe në mesin e konsumatorëve që janë më mirë financiarisht. Kërkesa për......

Inflacioni në Spanjë, më i ulëti në dy vite - Aktualisht, nën nivelin prej 2% të vendosur si objektiv nga BQE
Inflacioni në Spanjë u ngadalësua nën objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane, një fitore e vogël për zyrtarët e BQE - së që përpiqen të zbusin rritjen......

Biletat e avionit, 30% më të shtrenjta këtë vit - Në Europë nisin hetimet për shkaqet e fenomenit
Rritja e çmimeve të biletave të fluturimeve ajrore në Europë është e pakontrollueshme dhe kërkohet një hetim nga autoritetet kompetente mbikëqyrëse, sipas......

Shqiptarët sigurojnë më pak shëndetin e aksidentet - AMF: Për periudhën janar-maj, u paguan në total rreth 5 milionë euro, rënie 7.9%
Ndërsa tregu i sigurimeve ka njohur rritje në pjesën dërrmuese të portofoleve, sigurimi aksidenteve dhe shëndetit është ndër të paktat zëra që jo vetëm nuk......

Vendimi, mjekët do të kryejnë konsulta të dyfishta - Nga mënyra e aplikimit, deri te mbështetja financiare. Çfarë parashikohet?
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për çeljen e autonomisë spitalore, ku mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë praktika dyshe, por nga ana tjetër,......

Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë - “Filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve
Qeveria shqiptare ka përcaktuar rregulla të posaçme për prokurimin e shërbimeve, punëve, pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për......

Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? - Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. interes zero për disa kategori
Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do......

Rritja e turizmit, faktorët që ndikojnë - Gërxhani: Çmimet dhe investimet, sidomos ulja e tarifave aeroportuale
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi turizmin, rritjen e shpejtë që ka pasur dy vitet e fundit dhe atë cfarë ofron Shqipëria përgjatë......