Shqipëria Postuar më 6 Maj 2023, 10:32

Janë kompensuar vetëm 398 pronarë, presin 26 mijë - Raporti zyrtar: Po përfundon afati 10-vjeçar për kompensimin financiar, apo fizik

Nga SCAN TV
Janë kompensuar vetëm 398 pronarë, presin 26 mijë - Raporti

Në një raport të depozituar në Kuvend, Avokati i Popullit ngre kritika të forta mbi procesin e kompensimit të pronarëve, i cili sipas ligjit të vitit 2015 duhet të përfundonte brenda dhjetë vitesh. Por sipas Avokatit të Popullit, nga viti 2015 janë kompensuar vetëm 398 pronarë, nga më shumë se 26 mijë të cilëve u është njohur kjo e drejtë. Ky numër, sikurse konstatohet është tepër i ulët referuar numrit të përgjithshëm të vendimeve të vlerësuara si dhe afatit ligjor prej 10 vitesh të vendosur për pagesën apo kompesimin në natyrë të tyre.

Vijimi i kompesimit me këtë ritëm nuk pritet të sjellë përfundimin e proçesit brenda afatit ligjor sikurse është parashikuar në nenin 16, pika 6, e ligjit nr.133/2015, thekson në raport Avokati i Popullit, duke nënvizuar se “Ky proces nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompesuara nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar”. Ndërkohë që me shqetësim institucioni sheh dhe faktin që një pjesë e mirë e tokave që nuk u kompensohen pronarëve, diponohen prej vitesh nga subjekte që i kanë përfituar përmes ligjit 7501.

Mospërfundimi i procesit të kompesimit të pronave të njohura subjekteve me të drejtë kompesimi me një nga format e parashikuara në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit të kompesimit të pronave”, mbetet çështje mjaft e mprehtë, pasi subjektet që e kanë përfituar në pronësi, kryesisht sipas ligjit 7501/1991 “Për tokën”, i ndryshuar, dhe ligje të tjera të veçanta, kanë disponuar dhe disponojnë mbi pronat e ish pronarëve, në kushtet kur procesi i kompesimit ende ndodhet larg përfundimit, thekson në raport Avokati i Popullit.

Ndërkohë që mosregjistrimi në regjistrat kadastralë i këtyre 26 mijë vendimeve është një tjetër shqetësim për Avokatin e Popullit. “Në lidhje me regjistrimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të 26 mijë vendimeve të dhëna në vite prej Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të njohjes së pronës me të drejtë kompesimi, çështja vazhdon të mbetet e papërfunduar”, thekson raporti i Avokatit të Popullit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......