Italia dëshiron të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë – Cilat janë pengesat?

Ekziston një thënie popullore në italisht që “do ta bëj kur ura për në Messina të përfundojë" pasi ëndrra e një ure që lidh kontinentin me Siçilinë përmes ngushticës së Mesinës shkon prapa në kohët romake, kur konsulli Metellus lidhi fuçi dhe dru për të lëvizur 100 elefantë lufte nga Kartagjena në Romë në vitin 252 pes, sipas shkrimeve të Plini Plaku.
Që atëherë, plane të ndryshme, duke përfshirë një ide jetëshkurtër për një tunel, kanë ardhur e kanë shkuar si uji nën urë. Nëse ndërtohet, ura përtej ngushticës së Mesinës do të shtrihej 3.2 kilometra dhe do të ishte ura më e gjatë e varur në botë.
Tani projekti masiv inxhinierik mund të realizohet, falë një dekreti të miratuar nga qeveria e Giorgia Melonit muajin e kaluar pasi ministri i Transportit Matteo Salvini ringjalli një plan të shtyrë për herë të fundit kur Silvio Berlusconi ishte kryeministër.
Në vitin 2006, oferta për ndërtimin e urës iu dha një konsorciumi të drejtuar nga firma italiane Salini Impregilo, e quajtur tashmë WeBuild. Kur qeveria e Berlusconit ra atë vit, planet për të ndërtuar urën u shembën me qeverinë e tij pasi kryeministri i ardhshëm, Romano Prodi, e konsideroi atë një humbje parash dhe një rrezik për mjedisin.
Që atëherë, qeveri të ndryshme janë përpjekur ta ringjallin atë dhe koalicioni aktual qeverisës nën Melonin, Salvinin dhe Berlusconin e futi atë në listën e premtimeve të fushatës së tyre. Kur Salvini u bë ministër i transportit, ai e bëri atë prioritetin e tij, duke vënë bast trashëgiminë e tij mbi urën.
WeBuild, e cila ende ka çmimin e ofertës në letër, paditi qeverinë për shkelje të kontratës pasi projekti u ndalua, por ajo mbetet kompania më e mundshme që t'i kthehet puna pavarësisht "shprehjeve të interesit nga e gjithë bota, përfshirë Kinën”, i tha Salvini Shoqatës së Shtypit të Huaj në Romë në mars kur prezantoi planin.
Kostoja e projektit është 4.5 miliardë euro (4.96 miliardë dollarë) vetëm për urën dhe 6.75 miliardë euro (7.4 miliardë dollarë) për infrastrukturën për ta mbështetur atë nga të dyja anët, e cila përfshin përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, ndërtimin e terminaleve dhe kryerjen e punës përgatitore. në tokë dhe në shtratin e detit për të “reduktuar rreziqet hidrogjeologjike” gjatë ndërtimit, sipas planit të paraqitur në ministrinë e transportit.
Që nga viti 1965, 1.2 miliardë euro (1.3 miliardë dollarë) në fondet publike janë shpenzuar tashmë për studimet e fizibilitetit, sipas departamentit italian të thesarit. Salvini i pëlqen të thotë se do të kushtojë më shumë “të mos ndërtohet ura sesa ta ndërtosh atë”.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Zbresin më tej komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Rritet ndjeshëm totali i dëmeve të paguara nga kompanitë, ulen edhe dëmet pezull
Vijojnë të zbresin komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke arritur në një mesatare tregu prej 16%. Nga janari i vitit 2023, bazuar......

Kërkesat për kursim energjie në ndërtesa - Qeveria përjashton disa kategori objektesh. Nga njësitë nëntokësore, te magazinat
Qeveria shqiptare ka vendosur të përjashtojë një sërë tipologjish ndërtimesh nga detyrimet që i ngarkon legjislacioni për garantimin e performancës së......

21 bashki “ngecin” në mbledhjen e të ardhurave - Si ka qenë ecuria gjatë vitit 2022 për pushtetin vendor?
40 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 21 bashkitë e mbetura kanë pasur një......

Cilat janë problematikat e tregut të punës? - Erion Muça: Në Shqipëri mungojnë sistemet e identifikimit dhe kultivimit të talenteve
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi tregun e punës në shifra dhe specifikisht mbi problemet që hasen në vendin tonë. I ftuar për të......

“Bizneset falimentojnë në pritje të vendimeve gjyqësore” - Avokatja Hysi: Paditë me vlera të larta financiare ndaj shtetit, në sirtarë prej vitesh
Ndërsa reduktimi i gjykatave të shkallës së parë ka nisur tashmë mes shumë polemikash, Avokatja e njohur Vasilika Hysi thotë se është biznesi ai që tashmë ka......

Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të punësuar? - Përfitimet nga 1 Qershori, si ndryshon taksimi sipas fashave
Më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të tatimit mbi pagat. Kështu, për pagat nga 0-50 mijë......

“Institucionet s’paguajnë vendimet gjyqësore për bizneset” - Avokati i Popullit: Justifikimi kryesor, mungesa e fondeve në buxhet për shlyerjen e faturave
Institucionet publike nuk shlyejnë detyrimet financiare ndaj bizneseve edhe nëse këta të fundit e kanë përfituar këtë të drejtë përmes një vendimi gjykate të......

Nisin disbursimet e para me skemën e naftës - Në vijim blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria
Fermerët në zyrat rajonale të bujqësisë kanë nisur sot procesin e marrjes se kartave për naftën falas për punimet e mekanizuara në bujqësi. Skema e......