Arabia Saudite, paga të “arta” për drejtuesit e bankave - Synimi i Riadit është zhvillimi i madh i sektorit financiar

Ndërsa grupet e mëdha bankare dhe gjigantët e teknologjisë në Perëndim po vendosin për pushime masive nga puna dhe reduktime pagash, vendet e punës në banka mbeten të shumta dhe pagat po rriten në një cep të botës që askush nuk do ta imagjinonte, në Arabinë Saudite. Aktualisht po ndodh një ‘boom’ pagash falë politikave ekspansioniste të princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili ka arkat e mbushura me para nga eksportet e naftës dhe është i vendosur ta bëjë vendin një fuqi ekonomike. Agjencitë shtetërore si Fondi i Investimeve Publike, me më shumë se 600 miliardë dollarë pasuri, shpesh punësojnë staf nga kompani të huaja me bazë në vend me shpejtësi marramendëse.
Rregullat e rrepta dhe perspektiva e një stili jetese monotone në Riad shpesh i bëjnë të huajt të hezitojnë të lëvizin atje, ndërsa punonjësit vendas me përvojë janë në mungesë. Kjo po nxit një konkurrencë për të gjetur talente dhe duke rritur pagat, thonë bankierët. Shumica e drejtuesve të bankave në Arabinë Saudite mund të fitojnë rreth 20 % më shumë se homologët e tyre në qendrat financiare perëndimore.
Sipas firmës Mark Williams, drejtuesit emigrantë që kërkojnë të zhvendosen atje nga Dubai fqinj mund të kenë 20% deri në 35% pagë shtesë. Punonjësit e lartë kanë aftësinë të kërkojnë edhe më shumë.
Pozicionet e zëvendëspresidentëve kanë një pagë vjetore prej 225 mijë deri në 255 mijë dollarë në Arabinë Saudite. Kjo është rreth 10% deri në 20% më e lartë se pagat në Londër, sipas një raporti të vitit 2022 nga Dartmouth Partners. Bonuset janë zakonisht më shumë se 100% e pagës së një bankieri.
Ndërkohë, Fondi i Investimeve Publike po punëson dhe po zgjerohet me shpejtësi dhe sot punëson 2000 persona, nga 40 që ishte një dekadë më parë. Ai po ofron 30 për qind rritje mbi pagat aktuale, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Shumica e paketave përfshijnë gjithashtu tarifat e akomodimit dhe shkollimit, biletat e avionit të kthimit, si dhe një pagë pa taksa, që do të thotë se emigrantët që lëvizin në Arabinë Saudite nga vende të tilla si Britania e Madhe kanë një nxitje të madhe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Italia dëshiron të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë – Cilat janë pengesat?
Ekziston një thënie popullore në italisht që “do ta bëj kur ura për në Messina të përfundojë" pasi ëndrra e një ure që lidh kontinentin me Siçilinë përmes......

Zbresin më tej komisionet e ndërmjetësimit në sigurime - Rritet ndjeshëm totali i dëmeve të paguara nga kompanitë, ulen edhe dëmet pezull
Vijojnë të zbresin komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke arritur në një mesatare tregu prej 16%. Nga janari i vitit 2023, bazuar......

Kërkesat për kursim energjie në ndërtesa - Qeveria përjashton disa kategori objektesh. Nga njësitë nëntokësore, te magazinat
Qeveria shqiptare ka vendosur të përjashtojë një sërë tipologjish ndërtimesh nga detyrimet që i ngarkon legjislacioni për garantimin e performancës së......

21 bashki “ngecin” në mbledhjen e të ardhurave - Si ka qenë ecuria gjatë vitit 2022 për pushtetin vendor?
40 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 21 bashkitë e mbetura kanë pasur një......

Cilat janë problematikat e tregut të punës? - Erion Muça: Në Shqipëri mungojnë sistemet e identifikimit dhe kultivimit të talenteve
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi tregun e punës në shifra dhe specifikisht mbi problemet që hasen në vendin tonë. I ftuar për të......

“Bizneset falimentojnë në pritje të vendimeve gjyqësore” - Avokatja Hysi: Paditë me vlera të larta financiare ndaj shtetit, në sirtarë prej vitesh
Ndërsa reduktimi i gjykatave të shkallës së parë ka nisur tashmë mes shumë polemikash, Avokatja e njohur Vasilika Hysi thotë se është biznesi ai që tashmë ka......

Sa do të jetë shtesa në pagë për 58 mijë të punësuar? - Përfitimet nga 1 Qershori, si ndryshon taksimi sipas fashave
Më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të tatimit mbi pagat. Kështu, për pagat nga 0-50 mijë......

“Institucionet s’paguajnë vendimet gjyqësore për bizneset” - Avokati i Popullit: Justifikimi kryesor, mungesa e fondeve në buxhet për shlyerjen e faturave
Institucionet publike nuk shlyejnë detyrimet financiare ndaj bizneseve edhe nëse këta të fundit e kanë përfituar këtë të drejtë përmes një vendimi gjykate të......