Europa Postuar më 6 Maj 2023, 10:27

Rënie e porosive industriale në Gjermani - Më i dëmtuari sektori i mjeteve ajrore dhe hapësinore

Nga SCAN TV
Rënie e porosive industriale në Gjermani - Më i dëmtuari

Porositë industriale në Gjermani shënuan minus 10.7% në mars, siç raportohet nga të dhënat e publikuara nga Enti Federal i Statistikave. Kjo është shifra negative më e rëndësishme që nga viti 2020, kur rënia u lidh me pandeminë Covid-19.

Në janar dhe shkurt, porositë ishin edhe më të larta se në muajin e kaluar. Në tremujorin e parë u shënua një rritje e lehtë prej 0.2 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Veçanërisht i goditur ka qenë sektori i ndërtimit të mjeteve ajrore dhe hapësinore, mjeteve hekurudhore, anijeve dhe mjeteve ushtarake, ku porositë janë ulur me 47.4 % krahasuar me muajin e kaluar.

Ndikim të fortë në rezultat ka pasur edhe prodhimi i mjeteve motorike dhe komponentëve të mjeteve motorike, minus 12.2% krahasuar me muajin paraardhës. Sipas Ministrisë Federale të Ekonomisë, më pak porosi ka pasur edhe në sektorin e prodhimit të metaleve dhe inxhinierisë mekanike. Nga ana tjetër, porositë nga prodhuesit e produkteve farmaceutike, ndër të tjera, janë rritur. Duke përjashtuar porositë në shkallë të gjerë, marsi u ul me 7.7% në krahasim me muajin e kaluar

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat