Italia synon reduktimin e borxhit publik - Një nga mënyrat, flukset hyrëse të emigrantëve

Italia, vendi më me shumë borxhe në eurozonë pas Greqisë, mund të ulë borxhin publik më shpejt nëse vazhdon të pranojë një numër të madh emigrantësh, sipas të dhënave zyrtare të publikuara së fundmi nga Zyra e Thesarit. Thesari vlerëson se një rritje prej 33% e migrantëve të regjistruar në Itali do të çonte në një rënie të borxhit publik në vitin 2070 me "mbi 30 pikë përqindje" më shumë krahasuar me një skenar të kundërt.
Supozimi pas parashikimit të ministrisë, i pranuar dhe nga ekonomistët, është se një rritje e nivelit të migracionit rezulton në një fuqi punëtore më të madhe, e cila nga ana tjetër ndihmon në rritjen e aktivitetit ekonomik.
Gjetjet, të përfshira në Dokumentin Ekonomik dhe Financiar të ministrisë të miratuar këtë javë, vijnë në një kohë që qeveria e krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni po përpiqet të menaxhojë një fluks në rritje të ardhjeve të emigrantëve nga Afrika e Veriut. Sipas ministrit të thesarit, duke pasur parasysh strukturën demografike të emigrantëve që hyjnë në Itali, efekti në popullsinë rezidente në moshë pune është i rëndësishëm.
Gjithashtu flukset hyrëse të emigrantëve mund të kompensojnë ndikimin negativ në borxhin publik të një popullsie në tkurrje. Lindjet në Itali ranë në një nivel të ri historik nën 400 mijë në vitin 2022, sipa stë dhënave të byrosë kombëtare e statistikave ISTAT.
Me një nga popullsitë më të vjetra në botë, normat e ulëta të lindjeve dhe punësimit, Italia ka shumë pak punëtorë për të mbështetur një ushtri në rritje pensionistësh, shumë prej të cilëve u larguan nga puna kur sistemi lejoi daljen në pension shumë më herët se tani, duke bërë që shpenzimet e pensioneve të rriten.
Shpenzimet e pensioneve, më të lartat në mesin e anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim - OECD, pritet të arrijnë një kulm prej 17.4% të PBB-së në vitin 2036, nga 16% aktualisht, përpara se të bien dhe të stabilizohen rreth nën 14% të PBB-së rreth viteve 2060-2070. Borxhi publik i Italisë synohet të bjerë në 140.4% të prodhimit të brendshëm bruto në 2026 - ën nga 142.1% këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rusia ul prodhimin me 700 mijë fuçi naftë në ditë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës.......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga të dhënat që sugjerojnë ngadalësim të çmimeve në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe të dhënat e tjera që......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur......

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të......

Si falsifikohen paratë në Shqipëri? - Raporti: Kryesisht riprodhime me teknikën ink-jet, më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë
Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të......

Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës – Prishtinë/ KPP urdhëron rishqyrtimin e ofertave, pranon ankesën e austriakëve
Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi......

Flukse të forta depozitash e kredish në valutë, rritja dyshifrore - Portofoli i huave, kryesisht në euro u rrit 15.6%, po ashtu depozitat u rritën me 15.7%
Rritja e kredive, ashtu si dhe depozitave gjatë 2022 në sistemin bankar i detyrohet në masë të konsiderueshme valutave të huaja e në mënyrë të veccantë......