Flukse të forta depozitash e kredish në valutë, rritja dyshifrore - Portofoli i huave, kryesisht në euro u rrit 15.6%, po ashtu depozitat u rritën me 15.7%

Rritja e kredive, ashtu si dhe depozitave gjatë 2022 në sistemin bankar i detyrohet në masë të konsiderueshme valutave të huaja e në mënyrë të veccantë monedhës së përbashkët evropiane. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, Kredia për sektorin privat u rrit mesatarisht me 12.6% gjatë vitit 2022, rreth 4 pp më shumë se një vit më parë. Përgjatë vitit, është vërejtur rritje e shpejtë e kredisë deri në tremujorin e tretë, e cila u ngadalësua në tremujorin e fundit, duke reflektuar si një rritje më të dobët të kërkesës ashtu edhe shtrëngimin e kushteve për kreditim.
Kreditimi është mbështetur më së shumti nga rritja e kredisë në valutë, e kryesisht në euro. Ky portofol shënoi një rritje vjetore prej rreth 15.6%, duke dyfishuar normat e rritjes ndaj vitit paraardhës. Nga ana tjetër, portofoli i kredisë në lekë u rrit me 9.2%, duke u ngadalësuar me 2.4 p.p kundrejt një viti më parë.
Rritja më e ngadaltë e kredisë në lekë ka pasqyruar përfundimin e masave mbështetëse të marra nga autoritetet, si dhe riorientimin e kërkesës për financim nga bizneset drejt kreditimit në valutë. Megjithatë, në fund të vitit, struktura e portofolit të kredisë mbetet e zhvendosur lehtësisht drejt lekut, e cila përbën 50.9% të kredisë për sektorin privat.
Por po ashtu edhe depozitat, të cilat janë zgjeruar me norma të larta rritjeje, të mbështetura kryesisht nga flukset e larta valutore që kanë hyrë në vend gjatë vitit 2022. Depozitat kanë njohur rritje vjetore mesatarisht prej 10.4%, rreth 1 pp më e lartë se një vit më parë. Zgjerimi më i shpejtë i depozitave në valutë kompensoi rritjen më të ngadaltë të depozitave në lekë. Depozitat në valutë të bankave, u rritën me 15.7% ose 6 pp më shumë se një vit më parë.
Ecuria e mirë e turizmit, së bashku me zhvillimet e tjera pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë, kanë mbështetur shtimin e depozitave në valutë gjatë vitit 2022. Gjithashtu, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe alternativat e kufizuara që ka për investimet në valutë. Nga ana tjetër, depozitat në lekë u rritën me 3.9% gjatë vitit 2022, duke u frenuar si nga interesi në rritje i individëve për të investuar në letra me vlerë të qeverisë ashtu edhe nga nivelet e ulëta të deficitit buxhetor.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Jo muzikë pas orës 00:00 në zona turistike - Hartë për ndotjen akustike gjatë sezonit e mekanizma matës të veçantë
Për sezonin turistik 2023 do të krijohet një hartëzim i territorit përsa i përket ndotjes akustike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi......

Kush do t’i menaxhojë fondet IPARD III? Krijohen 5 struktura dhe autoritete. Një agjenci e dedikuar për aplikimet
Për menaxhimin kontrollin, monitorimin, vlerësimin, dhe auditimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të programit për......

Sistemi AIPS, në një vit 156 mijë transaksione në euro - Ledia Bregu: U transferuan përmes tij 3.3 miliardë euro, miliona kursime për shqiptarët
Në harkun kohor të një viti, përmes sistemit AIPS të pagesave në euro brenda vendit kanë kryer mbi 156 mijë transaksione me një vlerë totale pre rreth 3.3......

Projekti “Qëndro në Shkollë”/ Ministrja Kushi: Po bëhet një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri mori pjesë në takimin e organizuar në......

SHBA sanksionon bankën me bazë në Hungari për lidhje me Rusinë!
Tre drejtues të Bankës Ndërkombëtare të Investimeve me bazë në Budapest, të themeluar në Rusi, dy shtetas rusë dhe Imre Laszlóczki, zëvendëspresident i bankës......

A është ideja e Macron për 'autonominë strategjike' rruga që duhet ndjekur për marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në?
Komentet e Emmanuel Macron në lidhje me Tajvanin dhe thirrjen e tij për "autonomi strategjike" europiane ndezën polemika pasi ai mbrojti idenë që BE-ja të mos......

119 vendet më bamirëse në botë – Shqipëria në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës!
Indeksi i Global i Dhënies mat bujarinë bazuar në tre sjellje universale njerëzore. Pozitivisht, rezultati i përgjithshëm i Indeksit është rritur këtë vit,......

ChatGPT në Kinë - Pekini vendos rregullat e përdorimit
ChatGpt në Kinë do të jetë socialist, dhe është pikërisht qeveria në Kinë që vendos për rregullat e përdorimit. Projektrregullorja e qeverisë synon të......