Shqipëria Postuar më 13 Prill 2023, 14:30

Kush do t’i menaxhojë fondet IPARD III? Krijohen 5 struktura dhe autoritete. Një agjenci e dedikuar për aplikimet

Nga SCAN TV
Kush do t’i menaxhojë fondet IPARD III? Krijohen 5 struktura dhe

Për menaxhimin kontrollin, monitorimin,  vlerësimin,  dhe auditimin  e asistencës  financiare të Bashkimit  Evropian,  në  kuadër  të  programit  për zhvillimin  rural  të  Instrumentit  për  Asistencën  e Paraanëtarësimit (IPARD III) 2021–2027 do të krijohen 5 struktura dhe autoritete.

Vendim I publikuar në Fletoren Zyrtare   ka   për   objekt   krijimin   e strukturave   dhe   autoriteteve   përgjegjëse   për menaxhimin    indirekt    dhe    marrëdhëniet    e ndërsjella  ndërmjet  autoriteteve  dhe  strukturave për  të  marrë  detyrat  e  zbatimit  të  buxhetit.

Strukturat përgjegjëse do të jenë: Koordinatori Kombëtar i IPA-së I cili do të jetë drejtori  i  përgjithshëm  i  Agjencisë  Shtetërore  të Programimit    Strategjik    dhe    Koordinimit të Ndihmës, Zyrtari Kombëtar Autorizues që do të jetë zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë,  Struktura  e  menaxhimit  (SM) e cila është përgjegjëse në kërkimin  e  fondeve  dhe  marrjen  e  të  gjithapagesave nga buxheti i BE-së por dhe nga buxheti I shtetit.

Gjithashtu do të krijohet Autoriteti menaxhues IPARD dhe  Agjencia IPARD ku kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për organizimin e thirrjeve për aplikim dhe përzgjedhjen e projekteve pro dhe menaxhimin e borxhit.  Struktura e 5të do të jetë  Agjencia   e   Auditimit   të   Programeve   të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropiane. Programi IPARD III I dedikuar për  sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve, pritet të hapet këtë vit me një fond prej 146 milionë euro.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat