FMN: Ndryshimet klimatike kërcënojnë botën - Era dhe diallei përbënë 12% të energjisë elektrike globale në 2022

Nëse politikat aktuale mbeten të pandryshuara, për sa i përket ndryshimeve klimatike, nuk do të jetë e mundur që të kufizohen emetimet. Është ky alarmi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit era dhe dielli prodhuan 12% të energjisë elektrike globale në vitin 2022
Për FMN-në, një nga “kërcënimet ekzistenciale me të cilat po përballet bota është ndryshimi i klimës”. Nëse politikat mbeten të pandryshuara, emetimet këtë dekadë do të rriten dhe rruga për të kufizuar rritjen e temperaturës në dy gradë mbi nivelet para-industriale do të humbasë, sipas Victor Gaspar, drejtor i Departamentit të Çështjeve Buxhetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai shtoi se aktualisht konsiderohet i domosdoshëm “veprimi kolektiv dhe urgjent”.
Era dhe dielli arritën peshën rekord të 12% të energjisë elektrike globale në vitin 2022, nga 10% në 2021 - shin, sipas një raporti të publikuar nga think-tanku i energjisë Ember. Së bashku, të gjitha burimet e energjisë elektrike me emetim zero - të rinovueshme dhe ato bërthamore - përbënin 39% të energjisë elektrike globale, një rekord i ri. Raporti parashikon se viti i kaluar mund të ketë qenë "kulmi" në emetimet e energjisë elektrike dhe viti i fundit i rritjes së energjisë fosile, me energjinë me emetime zero që plotëson të gjithë rritjen e kërkesës këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Indeksi i Njohurive, Shqipëria e 68-ta në botë - Përkeqësohet krahasuar me edicionin e vitit 2020, renditet e fundit në rajon
Shqipëria renditet në vend të 68-të, nga 132 vende në total, në "Indeksin Global të Njohurive" për vitin 2022 dhe vlerësohet me 45.4 pikë . Krahasuar me vitin......

Në Shqipëri ulen ndjeshëm shkurorëzimet - Bien në 1.1 divorce për 1,000 banorë në vitin 2021, norma e tretë më e ulët në Europë
Referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” shkalla e divorceve në Shqipëri ka prekur nivelin më të ulët në këto 8 vitet e fundit. Sipas......

Ultimatumi i Biden për emetimet në SHBA - 70% e automjeteve do të jenë elektrike brenda 2032
Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një ultimatum në lidhje me reduktimin e emetimeve të gazeve serë në vend. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se brenda......

Barazia gjinore në teknologji - Vetëm në një vend europian janë gratë që udhëheqin
Letonia është vendi që numëron më shumë gra shpikëse në Europë, dhe pse kontinenti i vjetër është shumë prapa vendeve aziatike, ku gratë shpikëse janë një......

Gjysmë milioni njerëz më pak në vitin 2022 – Pse popullsia japoneze ka rënë për të 12-in vit radhazi?!
Popullsia e Japonisë ka rënë për të 12-in vit radhazi, pasi numri i vdekjeve është rritur dhe niveli i lindjeve po vazhdon i ulet, sipas të dhënave të qeverisë......

Pse miliarderët si Bill Gates e George Soros janë të magjepsur nga gjeoinxhinieria diellore por shkencëtarët nuk janë aspak të bindur?!
Miliarderët duke përfshirë Bill Gates, George Soros dhe bashkëthemeluesin e Facebook, Dustin Moskovitz, kanë shprehur të gjithë interes për "gjeoinxhinierinë......

Presidenti i Bundesbank: “Kriza e energjisë është zgjidhur” dhe ekonomia gjermane është e sigurt!
Shqetësimet energjetike të Gjermanisë kanë mbaruar dhe ekonomia më e madhe e Europës ka "forcën e natyrshme" për t'u rikuperuar nga goditjet e dyfishta të......

Nafta Brent, pranë 87 USD për fuçi - Mundësitë për një recesion në SHBA kufizojnë fitimet
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në dy sesionet e fundit. Çmimet po gjenden nën presion për shkak të një......