A është ideja e Macron për 'autonominë strategjike' rruga që duhet ndjekur për marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në?

Komentet e Emmanuel Macron në lidhje me Tajvanin dhe thirrjen e tij për "autonomi strategjike" europiane ndezën polemika pasi ai mbrojti idenë që BE-ja të mos bëhej ndjekëse e SHBA-së dhe Kinës. Komentet u publikuan pasi Macron vizitoi Kinën javën e kaluar, ku u takua me presidentin Xi Jinping.
Për disa, vërejtjet e tij mund të thyejnë unitetin europian dhe solidaritetin transatlantik, por jo të gjithë vëzhguesit denoncojnë autonominë strategjike të mbrojtur nga Parisi.
Presidenti Macron ka disa vite që ka theksuar vazhdimisht pikëpamjen e tij se Europa duhet të zhvillojë atë që ai e quan autonomi strategjike dhe ekspertët nuk e shohin aspak këtë si një kërcënim për unitetin transatlantik.
Ata thonë se do të ishte gjithashtu në interesin më të mirë të SHBA-së për të mbrojtur një strategji europiane. Analistët mendojnë gjithashtu se ka shumë njerëz në SHBA që do të mbështesin idenë se Europa duhet të bëjë më shumë për të qenë një aktor strategjik më vete dhe se Europa duhet të përshpejtohet për të bërë më shumë, veçanërisht në dritën e kërcënimeve si në afërsi ashtu edhe globalisht.
Disa kanë kritikuar kohën e komenteve, pasi sapo Macron u largua nga Kina, Pekini nisi stërvitjet ushtarake duke rrethuar Tajvanin.
Për disa analistë ideja e një rruge të tretë europiane duket e ndërlikuar sepse siguria e BE-së aktualisht varet nga Shtetet e Bashkuara dhe është më mirë të ndjekim SHBA-në për aq sa është në interesin europian. Sipas tyre vlerat dhe interesat europiane nuk janë të njëjta me SHBA-në, por janë më afër SHBA-së sesa Kinës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

119 vendet më bamirëse në botë – Shqipëria në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës!
Indeksi i Global i Dhënies mat bujarinë bazuar në tre sjellje universale njerëzore. Pozitivisht, rezultati i përgjithshëm i Indeksit është rritur këtë vit,......

ChatGPT në Kinë - Pekini vendos rregullat e përdorimit
ChatGpt në Kinë do të jetë socialist, dhe është pikërisht qeveria në Kinë që vendos për rregullat e përdorimit. Projektrregullorja e qeverisë synon të......

Apple arratiset nga Kina për në Indi - Trefishohet prodhimi i iPhone në vend
Apple vazhdon përpjekjet për t’u larguar nga Kina duke u përqendruar në Indi, vend në të cilin prodhimi i iPhone është trefishuar. Kompania synon të......

FMN: Ndryshimet klimatike kërcënojnë botën - Era dhe diallei përbënë 12% të energjisë elektrike globale në 2022
Nëse politikat aktuale mbeten të pandryshuara, për sa i përket ndryshimeve klimatike, nuk do të jetë e mundur që të kufizohen emetimet. Është ky alarmi i......

Indeksi i Njohurive, Shqipëria e 68-ta në botë - Përkeqësohet krahasuar me edicionin e vitit 2020, renditet e fundit në rajon
Shqipëria renditet në vend të 68-të, nga 132 vende në total, në "Indeksin Global të Njohurive" për vitin 2022 dhe vlerësohet me 45.4 pikë . Krahasuar me vitin......

Në Shqipëri ulen ndjeshëm shkurorëzimet - Bien në 1.1 divorce për 1,000 banorë në vitin 2021, norma e tretë më e ulët në Europë
Referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” shkalla e divorceve në Shqipëri ka prekur nivelin më të ulët në këto 8 vitet e fundit. Sipas......

Ultimatumi i Biden për emetimet në SHBA - 70% e automjeteve do të jenë elektrike brenda 2032
Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një ultimatum në lidhje me reduktimin e emetimeve të gazeve serë në vend. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se brenda......

Barazia gjinore në teknologji - Vetëm në një vend europian janë gratë që udhëheqin
Letonia është vendi që numëron më shumë gra shpikëse në Europë, dhe pse kontinenti i vjetër është shumë prapa vendeve aziatike, ku gratë shpikëse janë një......