Shqipëria Postuar më 13 Prill 2023, 14:24

Projekti “Qëndro në Shkollë”/ Ministrja Kushi: Po bëhet një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore!

Nga SCAN TV
Projekti “Qëndro në Shkollë”/ Ministrja Kushi: Po

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri mori pjesë në takimin e organizuar në kuadër të projektit “Qëndro në shkollë”, një projekt tre vjeçar i cili po zbatohet në partneritet me qeverinë italiane dhe UNICEF Shqipëri.

Kushi theksoi rëndësinë e këtij projekti që mbështet mjaft mirë politikat dhe programet arsimore në vend për parandalimin e braktisjes shkollore, duke minimizuar efektet negative dhe dëmet që mund të vijnë, jo vetëm për vetë nxënësit, por edhe për familjet e tyre dhe shoqërinë.

Sipas njoftimit të publikuar Ministria e Arsimit bën një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore, duke nisur nga fillimi i çdo viti kur bëhet edhe identifikimi i nxënësve që kanë potencial të lartë për braktisje. “Programe si Arti dhe Zejet, Ekipet Sportive, Shkolla Qendër Komunitare e bëjnë shkollën më tërheqëse duke ndikuar drejtpërdrejt tek ata nxënës që kanë tendencë braktisjeje, pasi shkolla krahas mësimdhënies, identifikon edhe talentet e tyre, duke i angazhuar, motivuar dhe zhvilluar në mënyrën e duhur, pavarësisht suksesit në mësim nxënie”, shkruhet në njoftim.

Ministrja theksoi gjithashtu se të gjitha institucionet, ministritë e linjës, punonjësit arsimor dhe e gjithë shoqëria duhet të kontribuojë në parandalimin e hershëm të rrezikut për braktisjen.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat