Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 13 Prill 2023, 14:44

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!

Nga SCAN TV
1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si

Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrjetit, me rreth 67% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 33% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.

Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në rreth 20% të energjisë totale.

Ndërkaq, rënia ka arhdur kryesisht si pasojë e zbulimit të lidhjeve të paligjshme dhe jo si pasojë e përmsirësimit të gjendjes teknike të rrjejtit. Niveli I lartë i humbjeve të energjisë në rrjet, nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsideratë edhe çmimin e lartë me të cilin u ble energjia vitin që shkoi. Në total, fatura për blerje energjie nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, gjatë vitit 2022 arriti në rreth 504 mln euro.

Ndërkaq, paralelisht me humbjet në rrjetin e shpërndarjes, humbjet e energjisë në transmetim mbetën në nivele thuajse të pandryshuara që nga viti 2019, e më konkretisht në nivelin e 2.11%. Gjithsesi, OST e bleu më lirë energjinë për mbulimin e tyre, përmes një kontrate me çmim të favorshëm, të lidhur me KESH.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat