Si falsifikohen paratë në Shqipëri? - Raporti: Kryesisht riprodhime me teknikën ink-jet, më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë

Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të sekuestruara, por gjithësesi të prodhuara në forma artizanale të nivelit të dobët dhe që në asnjë rast nuk kalojnë testin e paisjeve profesionale të identifikimit të imitimeve.
Sipas raportit të bankës së Shqipërisë për sigurinë e monedhave, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara.
Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta. Për vitin 2022, ky koeficient rezultoi në vlerën 2.2. Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 5000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2000 Lekë dhe 500 Lekë.
Monedha metalike prerje 50 Lekësh vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të ulët dhe të papërfillshme në raport me të vërtetat, e shoqëruar me trend të theksuar rënës, krahasuar me vitet e mëparshme.
Nga këndvështrimit teknik dhe/ose teknologjik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikime të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Ndërsa, elementet e sigurisë të lexueshëm prej makinave/pajisjeve autentifikuese, nuk ndeshen në asnjë rast imitimi.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës – Prishtinë/ KPP urdhëron rishqyrtimin e ofertave, pranon ankesën e austriakëve
Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi......

Flukse të forta depozitash e kredish në valutë, rritja dyshifrore - Portofoli i huave, kryesisht në euro u rrit 15.6%, po ashtu depozitat u rritën me 15.7%
Rritja e kredive, ashtu si dhe depozitave gjatë 2022 në sistemin bankar i detyrohet në masë të konsiderueshme valutave të huaja e në mënyrë të veccantë......

Jo muzikë pas orës 00:00 në zona turistike - Hartë për ndotjen akustike gjatë sezonit e mekanizma matës të veçantë
Për sezonin turistik 2023 do të krijohet një hartëzim i territorit përsa i përket ndotjes akustike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi......

Kush do t’i menaxhojë fondet IPARD III? Krijohen 5 struktura dhe autoritete. Një agjenci e dedikuar për aplikimet
Për menaxhimin kontrollin, monitorimin, vlerësimin, dhe auditimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të programit për......

Sistemi AIPS, në një vit 156 mijë transaksione në euro - Ledia Bregu: U transferuan përmes tij 3.3 miliardë euro, miliona kursime për shqiptarët
Në harkun kohor të një viti, përmes sistemit AIPS të pagesave në euro brenda vendit kanë kryer mbi 156 mijë transaksione me një vlerë totale pre rreth 3.3......

Projekti “Qëndro në Shkollë”/ Ministrja Kushi: Po bëhet një punë voluminoze nga të gjitha strukturat arsimore!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues nga Ambasada Italiane në Tiranë dhe UNICEF Shqipëri mori pjesë në takimin e organizuar në......

SHBA sanksionon bankën me bazë në Hungari për lidhje me Rusinë!
Tre drejtues të Bankës Ndërkombëtare të Investimeve me bazë në Budapest, të themeluar në Rusi, dy shtetas rusë dhe Imre Laszlóczki, zëvendëspresident i bankës......

A është ideja e Macron për 'autonominë strategjike' rruga që duhet ndjekur për marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në?
Komentet e Emmanuel Macron në lidhje me Tajvanin dhe thirrjen e tij për "autonomi strategjike" europiane ndezën polemika pasi ai mbrojti idenë që BE-ja të mos......