Shqipëria Postuar më 13 Prill 2023, 14:34

Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës – Prishtinë/ KPP urdhëron rishqyrtimin e ofertave, pranon ankesën e austriakëve

Nga SCAN TV
Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës –

Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi operatorësh që kundërshtoi vendimin e shoqërisë Hekurudha Shqiptare për skualifikim të padrejtë nga gara.

Procedura e prokurimit publik u hap në mesin e tetorit 2022, ndërkohë që 6 muaj më pas KPP ka urdhëruar rivlerësimin e ofertave, duke pranuar ankesën e konsorciumit, ku bën pjesë edhe një kompani austriake. Fondi limit për këtë tender kap një vlerë prej rreth 200 mln lekësh, ndërkohë që finalizimi me sukses i tij është hapi i parë drejt zbatimit të këtij projekti hekurudhor.

Sipas dokumenteve të tenderit, ndërtimit i kësaj linje ka një rëndësi të trefishtë, teksa e para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha.

Rëndësia e dytë lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, që do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë, ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII me korridorin hekurudhor X.

“Linja do të ishte një nxitje për zhvillimin ekonomik dhe social dhe rritjen e bizneseve të tjera që lidhen me sistemin hekurudhor”, - thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat