Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Punës në SHBA, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra në nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit, gjatë marsit. Edhe të dhënat mbi inflacionin më herët gjatë javës, treguan një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes së çmimeve.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 100.7, niveli më i ulët në rreth 1 vit. Në mbyllje të sesionit të sotëm, dollari pritet të publikojë humbje javore prej mbi 1%, rënia më e madhe që nga janari i këtij viti.
Njëkohësisht, edhe paundi britanik është rritur në nivelin më të lartë në 10 muajt e fundit dhe po tregtohet në rreth 1.2545 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 31 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2110 dollarë.
SCAN
Sondazh

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të......

Si falsifikohen paratë në Shqipëri? - Raporti: Kryesisht riprodhime me teknikën ink-jet, më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë
Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të......

Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës – Prishtinë/ KPP urdhëron rishqyrtimin e ofertave, pranon ankesën e austriakëve
Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi......

Flukse të forta depozitash e kredish në valutë, rritja dyshifrore - Portofoli i huave, kryesisht në euro u rrit 15.6%, po ashtu depozitat u rritën me 15.7%
Rritja e kredive, ashtu si dhe depozitave gjatë 2022 në sistemin bankar i detyrohet në masë të konsiderueshme valutave të huaja e në mënyrë të veccantë......

Jo muzikë pas orës 00:00 në zona turistike - Hartë për ndotjen akustike gjatë sezonit e mekanizma matës të veçantë
Për sezonin turistik 2023 do të krijohet një hartëzim i territorit përsa i përket ndotjes akustike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi......

Kush do t’i menaxhojë fondet IPARD III? Krijohen 5 struktura dhe autoritete. Një agjenci e dedikuar për aplikimet
Për menaxhimin kontrollin, monitorimin, vlerësimin, dhe auditimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të programit për......

Sistemi AIPS, në një vit 156 mijë transaksione në euro - Ledia Bregu: U transferuan përmes tij 3.3 miliardë euro, miliona kursime për shqiptarët
Në harkun kohor të një viti, përmes sistemit AIPS të pagesave në euro brenda vendit kanë kryer mbi 156 mijë transaksione me një vlerë totale pre rreth 3.3......