Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rusia ul prodhimin me 700 mijë fuçi naftë në ditë

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Investitorët po presin edhe raportin mujor që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, për të pasur një panoramë më të qartë mbi kërkesën globale.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat ranë me mbi 1% në sesionin e kaluar. Megjithatë, çmimet po gjejnë një mbështetje nga të dhënat që treguan se Rusia e ka ulur prodhimin me rreth 700 mijë fuçi naftë në ditë. Në anën tjetër, importet e naftës nga Kina, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë, u rritën me 22.5% me bazë vjetore, gjatë marsit.
Gjatë kësaj jave, ndërkohë, nafta Bruto amerikane është rritur me 2%, ndërsa nafta Brent me 1.3% dhe pritet të publikojnë fitime për të katërtën javë me radhë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga të dhënat që sugjerojnë ngadalësim të çmimeve në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe të dhënat e tjera që......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur......

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të......

Si falsifikohen paratë në Shqipëri? - Raporti: Kryesisht riprodhime me teknikën ink-jet, më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë
Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të......

Ankesa për tenderin e hekurudhës - Linja Durrës – Prishtinë/ KPP urdhëron rishqyrtimin e ofertave, pranon ankesën e austriakëve
Tenderi për studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës – Prishtinë ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, pas ankesës së një bashkimi......

Flukse të forta depozitash e kredish në valutë, rritja dyshifrore - Portofoli i huave, kryesisht në euro u rrit 15.6%, po ashtu depozitat u rritën me 15.7%
Rritja e kredive, ashtu si dhe depozitave gjatë 2022 në sistemin bankar i detyrohet në masë të konsiderueshme valutave të huaja e në mënyrë të veccantë......

Jo muzikë pas orës 00:00 në zona turistike - Hartë për ndotjen akustike gjatë sezonit e mekanizma matës të veçantë
Për sezonin turistik 2023 do të krijohet një hartëzim i territorit përsa i përket ndotjes akustike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi......