Bota Postuar më 26 Gusht 2023, 10:28

Ish-kryeministrja gjobitet me 3.9 milionë dollarë - Shkaktoi falimentimin e një firme ndërtimi në Zelandën e Re

Nga SCAN TV
Ish-kryeministrja gjobitet me 3.9 milionë dollarë - Shkaktoi

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jenny Shipley, është urdhëruar nga gjykata më e lartë e vendit të paguajë 3.9 milionë dollarë gjobë, plus interesat, si kompensim për rolin e saj në falimentimin e një kompanie ndërtimi.

Shipley ishte gruaja e parë në Zelandën e Re që mbajti këtë rol nga viti 1997 deri në vitin 1999. Ajo ishte kryetare e bordit të firmës së ndërtimit ‘Mainzeal’ kur kompania u vendos në likuidim në 2013 pas disa vitesh vështirësish financiare.

Likuiduesit e kompanisë hodhën akuza kundër Shipley dhe drejtorëve Richard Yan, Clive Tilby dhe Peter Gromm, duke argumentuar se e kishin lënë kompaninë të funksiononte në një mënyrë që krijonte një rrezik për humbje serioze për kreditorët dhe morën borxhe që nuk mund të shlyheshin në mënyrë të arsyeshme. Gjykata e Lartë konfirmoi akuzat duke vendosur që të katër drejtorët të kontribuojnë në shlyerjen e kësaj shume për kreditorët e Mainzeal.

Gjykata deklaroi se Yan ishte fajtori më i madh dhe tha se ai ishte përgjegjës për të gjithë shumën e kompensimit, duke kufizuar detyrimet financiare për Shipley, Tilby dhe Gromm.

Avokatët mbrojtës të Shipley, Tilby dhe Gromm në një deklaratë në emër të klientëve të tyre thanë se ishin ‘thellësisht të zhgënjyer pasi ankesa e tyre u refuzua’, dhe se ata ishin penduar falimentimin e Mainzeal dhe pasojat e rënda të tij për stafin, klientët dhe kreditorët.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat